🌧️
Tiranë 15°C · Shi i lehtë 22 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 83.41 ▲1.18%
ARI 3,515 ▼4.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
₿ CRYPTO
BTC $60,911 ▲ +1.47% ETH $1,720 ▲ +2.01% XRP $0.9243 ▼ -0.01% SOL $70.3300 ▼ -0.24%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
22 Nën 2026
Breaking
Kosova

Mjekët e papunë protestojnë me konsulta falas, kërkojnë zgjidhje nga institucionet

Studentë të mjekësisë, mjekë të diplomuar dhe specialistë të papunë kanë vazhduar protestën e tyre në Prishtinë, kësaj radhe duke ofruar konsulta mjekësore falas për qytetarët në sheshin “Skënderbeu”. Përmes këtij aksioni simbolik, ata synojnë të tërheqin vëmendjen e institucioneve ndaj papunësisë në sektorin shëndetësor dhe mungesës së perspektivës për profesionistët e rinj.

Iniciativa, e nisur më 23 tetor, parasheh punësimin pas diplomimit, rritjen e mundësive për specializim, kompensimin e stazhit të detyrueshëm gjashtëmujor dhe përmirësimin e pozitës së profesionistëve shëndetësorë.

Përfaqësuesi i protestuesve Besfort Racaj tha se, pavarësisht përpjekjeve për të hapur dialog me Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera, deri më tani nuk kanë marrë përgjigje konkrete. Sipas tij, vetëm gjatë pesë vjetëve të fundit, mbi 650 mjekë kanë lënë Kosovën.

Përmes konsulencave falas, protestuesit thonë se duan të dëshmojnë gatishmërinë për t’u shërbyer qytetarëve, edhe pse nuk u është krijuar mundësia për të punuar në institucionet publike shëndetësore. Mes tyre janë edhe specialistë që, pavarësisht përfundimit të specializimit, vazhdojnë të jenë pa punë në sektorin publik.

Njëri prej tyre është specialisti i oftalmologjisë, Besfort Dabiqaj, i cili thotë se ai dhe shumë kolegë të gjeneratës së tij janë tashmë dy vjet pa punë. Ai paralajmëron se mungesa e një plani për sistemimin e profesionistëve shëndetësorë rrezikon të krijojë një problem edhe më të madh në vitet e ardhshme.

Për këtë arsye, protestuesit kërkojnë hartimin e një plani nacional për shpërndarjen e mjekëve në institucionet publike dhe ofrojnë bashkëpunim vullnetar për këtë proces. Përveç konsultave falas, ata kanë nisur edhe një peticion për të mbledhur mbështetjen e qytetarëve për kërkesat e tyre.

Protestuesit thonë se aksionet do të vazhdojnë deri në adresimin e kërkesave, duke theksuar se synimi i tyre nuk është përballja me institucionet, por krijimi i kushteve për të ushtruar profesionin në vendin e tyre. /RTK/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.