☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲0%
ARI 4,524 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,393 ▼ -0.48% ETH $1,995 ▼ -0.78% XRP $1.3172 ▼ -1.91% SOL $81.6000 ▼ -1.37%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

MM: Anije të Forcës Detare në operacionin e kërkim-shpëtimit të dy peshkatarëve

Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se janë nisur anije të Forcës Detare në operacionin e kërkim-shpëtimit të dy peshkatarëve të humbur në Gjirin e Lalëzit

anijeBazuar në informacionin e marrë nga Qendra e Bashkuar Operacionale e Forcave të Armatosura (QBO) për humbjen e dy peshkatarëve nga fshati Rinia, në orën 07.40 të ditës së djeshme, komandanti i Forcës Detare, gjeneral brigade Qemal Shkurti, vlerësoi situatën dhe urdhëroi anijen MV-118 me komandant kapiten lejtënant Ervin Mucka për të nisur operacion e kërkim-shpëtimit në rajonin e Gjirit të Lalzit, ku dyshohet për humbjen e dy peshkatarëve, theksojnë burime nga MM.

Më pas, në orën 10.10, të datës 5 janar 2015, në ndihmë të këtij operacioni është dërguar edhe anija e Rojes Bregdetare “Iliria”, P-131, me komandant kapiten lejtënant Edison Hoxha, e cila po vazhdon operacionin e kërkim-shpëtimit në të gjithë zonën detare të Gjirit të Lalzit, shprehet MM.

Sipas burimeve nga MM, të dy anijet e Forcës Detare, në bashkëpunim me anije të Policisë Kufitare vazhdojnë operacionin SAR bazuar në koordinatat e marra për humbjen e dy peshkatarëve.

Deri tani, vijon MM, ndonëse kërkimet janë intensifikuar, ende nuk ka ndonjë rezultat konkret. Komanda e Forcës Detare po ndjek nga afër operacionin e kërkim-shpëtimit, i cili po vijon pa ndërprerje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.