☁️
Tiranë 14°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,630 ▲1.9%
DOW 46,557 ▲2.15%
NASDAQ 22,096 ▲2.07%
NAFTA 88.79 ▼9.61%
ARI 4,461 ▼2.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $71,632 ▲ +4.32% ETH $2,190 ▲ +5.44% XRP $1.4458 ▲ +3.49% SOL $91.4800 ▲ +4.87%
S&P 500 6,630 ▲1.9 % DOW 46,557 ▲2.15 % NASDAQ 22,096 ▲2.07 % NAFTA 88.79 ▼9.61 % ARI 4,461 ▼2.49 % S&P 500 6,630 ▲1.9 % DOW 46,557 ▲2.15 % NASDAQ 22,096 ▲2.07 % NAFTA 88.79 ▼9.61 % ARI 4,461 ▼2.49 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Kosova

Mogherini dhe Han në maj në Kosovë për ecurinë e MSA-së

Pas marrëveshjes së arritur vitin e kaluar në Strasburg dhe fillimit të zbatimit në praktikë më 1 prill të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim MSA, Kuvendi ka formuar edhe Komisionin parlamentar për Stabilizim – Asociim, i cili sot në mbledhjen e parë të mbyllur për media ka diskutuar për projekt- axhendën 2016 dhe për takimet nga maji me përfaqësues të BE-së.

Ka kohë që në mbledhjet e Kuvendit nuk janë bërë bashkë përfaqësues të pozitës dhe opozitës, ndërsa sot po marrin pjesë përveç pozitës, deputetë të AAK-së, Nismës dhe Ilir Deda nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kryetari i këtij Komisioni, Xhavit Haliti pas takimit tha se më 16 dhe 17 maj do të mbahet seanca e Kuvendit me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian Federica Mogerini dhe Johanes Hahn për ecuritë e MSA-së. Kurse raporti i punës së këtij Komisioni për vitin 2016 do të miratohet në mbledhjen e ardhshme.

Deputeti i AAK-së Pal Lekaj tha se sa herë që punohet në të mirë të Kosovës do të marrin pjesë, përveç se në seanca.

“Ne jemi për bashkim të opozitës, vetëm programet dhe ideologjia nuk na bën njësoj me VV-në”, tha Lekaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.