Ekonomia

Mollët në Devoll mbeten stok

Fahri Stërgu, nga fshati  Vranisht i Devollit ishte në protestën e fermerëve që u mbështet edhe nga deputetët demokratë para Kuvendit.

Atje ai deklaroi se mollët e tij nuk po shiteshin. Në të njëjtën ditë drejtori i Bujqësisë së Korçës, Vullnet Gjolla tha se jemi në fazën e parë të mbledhjes se shumë prej prodhimeve vendase dhe nuk ka prodhime të kalbura ose për t’u hedhur ndërsa shitjet janë të larta.

Por pamjet në anë të rrugës nacionale tregojnë të kundërtën. Me qindra tonë mollë është në pritje të blerësve, ndërsa sasi akoma më të mëdha janë ende pa u vjelur.

Fahriu ka mbushur magazinat plot, ndërsa ka vjelur pak më shumë se gjysmën e prodhimit.Ai thotë se duhet të ketë një kontroll çmimesh në shitje, ndërsa numëron gjithë shpenzimet për kostot e larta të prodhimit të mollëve.

Po cilat janë arsyet e mbetjes pa shitur të molleve, fermerët thonë se është konkurrenca, por edhe frika e tregtarëve për të blerë pasi ata nuk mund të japin fatura.

Ndërsa fermerët e Devollit dhe gjithë zonës së Korçës, shtojnë sipërfaqet me pemtari dhe rrisin më shumë mundim prodhimet, politikanët vazhdojnë të debatojë rreth hallit të tyre duke bërë politikë e duke mos dhënë asnjë zgjidhje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button