☁️
Tiranë 10°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,349 ▼0.3%
DOW 45,290 ▲0.27%
NASDAQ 20,805 ▼0.69%
NAFTA 103.10 ▲3.47%
ARI 4,544 ▲0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
XRP $1.3270 ▲ +0.27%
S&P 500 6,349 ▼0.3 % DOW 45,290 ▲0.27 % NASDAQ 20,805 ▼0.69 % NAFTA 103.10 ▲3.47 % ARI 4,544 ▲0.44 % S&P 500 6,349 ▼0.3 % DOW 45,290 ▲0.27 % NASDAQ 20,805 ▼0.69 % NAFTA 103.10 ▲3.47 % ARI 4,544 ▲0.44 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Politika

Monika Kryemadhi: Ja faktet konkrete për blerjen dhe deformimin e votës së 25 qershorit

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i është bashkuar denoncimit të deputetes së PDIU, Mesila Doda, e cila përmes një video të publikuar ditët e fundit zbulon se si manipuloheshin votat gjatë procesit të numërimit pas zgjedhjeve të 25 qershorit në qarkun e Tiranës.

Përmes një postimi në facebook, Kryemadhi shkruan se kjo video është vetëm një pjesë e vogël e asaj që ka ndodhur në të gjithë vendin, ndërsa shton se LSI është e vendosur në luftën për të rikthyer të drejtën themeltare të demokracisë, votën e lire.

STATUSI I PLOTË

Mirëmëngjes miq! Këto ditë të nxehta të korrikut doja të ndaja me ju atë që të gjitha partitë po denoncojnë me fakte konkrete, blerjen dhe deformimin e votës së 25 qershorit.

Farsën elektorale të drejtuar nga Edi Rama dhe zbatuar nga rilindasit e tij, arrogancën dhe pafytyrësinë e tyre për tjetërsimin e votës së shqiptarëve.

Unë jam e bindur që kjo është vetëm një pjesë e vogël e asaj që ka ndodhur vërtet në 25 qershor, sikunder jam e sigurt se beteja jonë për të rikthyer legjitimitetin e votës së shqiptarëve sapo ka nisur.

LSI tashmë është e qartë dhe e vendosur, e fortë dhe e bindur në luftën e saj për të rikthyer të drejtën themeltare të demokracisë, votën e lirë.

Ndaj për këtë do të jemi çdo ditë pranë qytetarëve, do të dëgjojmë dhe mbledhim çdo dëshmi manipulimi, do të hartojmë dhe ndërtojmë politikat tona për të dëshmuar këtë farsë elektorale, për të vërtetuar edhe njëherë para të gjithë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve që duan të dëgjojnë të vërtetën, se 25 qershori ishte dita e deformimit të votës.

Beteja jonë sapo ka nisur dhe bashkë me ne është shumica e shqiptarëve, ajo që paratë e drogës dhe krimit nuk arriten ta blejnë!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.