☁️
Tiranë 8°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.77 ▼0.75%
ARI 4,436 ▲1.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $68,623 ▼ -3.12% ETH $2,054 ▼ -4.54% XRP $1.3620 ▼ -3.01% SOL $86.1600 ▼ -5.22%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.77 ▼0.75 % ARI 4,436 ▲1.37 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.77 ▼0.75 % ARI 4,436 ▲1.37 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Kronika

Monika Kryemadhit i komunikohet mbyllja e hetimit: Nuk bashkëpunoj me SPAK

Monika Kryemadhi u paraqit këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme, ku iu komunikua mbyllja e hetimit.

Në dyert e SPAK ajo tha se nuk do t’i përgjigjej asnjë pyetje të prokurorëve. “Shtatë herë më kanë thërritur dhe nuk përgjigjem. Nuk ka më kuptim. Nuk bashkëpunoj unë më me ata, do të flas ë gjykatë. Që në momentin që merresh e akuzuar, një procedurë që për hir të së vërtetës, duhet bërë. Ata do bëjnë lojën e tyre, ne do bëjmë lojën tonë”, tha Kryemadhi.

Një ditë më parë, SPAK nisi t’i komunikojë përfundimin e hetimeve të pandehurve të dosjes “Meta”. Dje u paraqit në SPAK, Ema Çoku e cila u hetua “pastrim parash”. Të hënën u paraqit edhe Pirro Xhixho. Fletëthirrje nga SPAK për paraqitje i është dërguar edhe Fatime Kryemadhit, të ëmës së Monika Kryemadhit, e cila u paraqit të martën në SPAK.

Ndërsa vetë Metës, përfundimi i hetimit do t’i njoftohet të hënën e ardhshme. Shtyrja e këtij veprimi është kërkuar nga avokati i Metës, Kujtim Cakrani, për shkak të një udhëtimi të tij jashtë vendit. Çështja e Ilir Metës ka kaluar në gjykim dhe ndaj tij janë ngritur tre akuza, korrupsion pasiv, deklarimi ose mosdeklarimi i formularëve dhe pastrimi i produkteve të veprave penale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.