Ekonomia

Moratorium 10-vjeçar për pyjet, ndalohet eksporti dhe shfrytëzimi për industrinë

Qeveria ka vendosur një moratorium 10-vjeçar për shfrytëzimin e pyjeve dhe ndalimin e eksportit të lëndës drusore në masën 100 për qind.

Këtë e deklaroi ministri i Mjedisit, Lefter Koka, gjatë një konference për mediat, ku njoftoi miratimin e projektligjit për fondin pyjor dhe kullosor kombëtar në Republikën e Shqipërisë.

“Me këtë projektligj do të ndalohet kategorikisht eksporti dhe tregtimi i lëndës drusore, në masën 100%. Për herë të parë vendoset një moratorium 10-vjeçar mbi  shfrytëzimin e pyjeve. Ky është një vendim historik, që kërkon angazhimin dhe vullnetin e të gjitha palëve dhe mbështetjen e plotë nga shoqëria shqiptare. Edhe pse në dukje një masë drastike, jemi të kushtëzuar për këtë vendim, duke pasur parasysh një situatë të trashëguar jo të favorshme në më shumë se 40 vite”, tha Lefter Koka, ministër i Mjedisit.

Këto nisma, sipas tij në dukje të ashpra, duhet të merren duke pasur parasysh se, prej vitit 1974 kërkesa qoftë për lëndë drusore ka qenë më e madhe sesa mundësitë dhe shfrytëzimi i pyjeve ka qenë përtej normales. Përsa i përket kërkesës për lëndë drusore nga banorët, ministri siguroi mbështetjen e plotë të ministrisë dhe bashkive respektive me furnizimin e plotë.

Ky projektligj, sipas ministrit Koka, është një nga reformat më jetike, e cila zgjidh njëherë e mirë ngërçin e kalimit të fondit te bashkitë, duke e ngarkuar ministrinë me funksionin politikbërës, bashkitë me atë menaxhues, dhe inspektoriatin e shtetit me rol kontrollues.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button