🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 95.30 ▲3.07%
ARI 5,011 ▲0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,706 ▲ +0.23% ETH $2,339 ▼ -1.02% XRP $1.5323 ▼ -0.07% SOL $95.3000 ▼ -1.4%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.30 ▲3.07 % ARI 5,011 ▲0.18 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.30 ▲3.07 % ARI 5,011 ▲0.18 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Moratoriumi, jepen vetëm 12 leje ndërtimi, gjysmat për rikonstruksione

Tremujori III

Vetëm dy projekte për banesa. Ulet 23 herë vlera e ndërtimeve. më shumë leje, Fierit dhe Tiranës

Pallate-ne-ndertim_1Moratoriumi i lejeve të ndërtimit jep efekte maksimale në tremujorin e tretë 2015. Në këtë periudhë janë miratuar gjithsej 12 leje ndërtimi, me një sipërfaqe rreth 18.555 m². Numri i lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa rezidente (ku përfshihen ndërtesat për banim) zë 16,7% të numrit gjithsej të lejeve, ndërkaq numri i lejeve të miratuara për ndërtesa jo rezidente (ku përfshihen ndërtesa për hotele, objekte tregtare, industriale dhe të tjera) zë 83,3%. Lejet e miratuara për ndërtesa zënë 65,4% të vlerës së përafërt të lejeve të ndërtimit miratuar në tremujorin e tretë 2015, ndërsa lejet e miratuara për punime inxhinierike zënë 34,6% të vlerës së përafërt të lejeve gjatë së njëjtës periudhë.

Cilët marrin leje ndërtimi

Projektet për ndërtime të reja kanë vlerë totale 526.8 milionë, ndërsa 200.6 milionë lekë janë rikonstruksione ndërtesash dhe riparim rrugësh. Vetëm 2 leje janë dhënë për banesa, që zënë sipërfaqen 6.225 m² dhe kapin një vlerë totale prej 187.5 milionë lekë. 10 leje të tjera, projektet e të cilave kapin vlerën e përgjithshme 339.3 milionë lekë, janë ndërtime të tjera jorezidente (nga këto, 1 qendër tregtare, 4 ndërtime industriale, 5 ndërtime të tjera). Nga të dhënat bie në sy, se nuk është dhënë asnjë leje ndërtimi për hotele. Nga punime inxhinierike, zero leje janë dhënë për ndërtim rrugësh, ndërsa 214.5 milionë lekë është vlera e projekteve për mirëmbajtje e rikonstruksion rrugësh. 153 milionë lekë është totali i projekteve që morën leje për ndërtim ujësjellësish të rinj dhe linja elektrike. Punime inxhinierike janë të gjitha ndërtimet të paklasifikuara në ndërtesa: hekurudha, rrugë, ura, aeroporte, etj. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është ulur me mbi 23 herë vlera e ndërtimeve të pajisura me leje.

Shpërndarja gjeografike

Katër leje ndërtimi janë dhënë në Qarkun e Fierit, katër në Tiranë, 2 leje në Elbasan, si dhe nga 1 leje në Durrës dhe Shkodër. Sipërfaqja më e madhe e ndërtimit rezulton në Fier me 5.825 m², i ndjekur nga Shkodra me 5.100 m². Edhe si vlerë investimi, projektet e Fierit janë më të shtrenjtat, duke kapur vlerën totale 188 milionë lekë. E dyta vjen Tirana, me vlerën e projekteve të ndërtimit 130.3 milionë lekë. Ministria e Zhvillimi Urban ka deklaruar se kjo situatë do të vazhdojë deri në fillim të vitit 2016 për 31 bashki që pritet të marrin miratim për planet rregulluese, ndërsa bashkitë e tjera nuk do të japin leje deri në hartimin e planeve të territorit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.