BotaKryeartikullOpinion

Mos po sjell Pandemia fundin e epokës Amerikane?

Nga Daniel Finkelstein
Është një epokë që ka zgjatur sa jeta e një të moshuari të sotëm. Një epokë që filloi me fundin e Luftës së Dytë Botërore, një luftë që çoi kombe të mëdha në falimentim. Ne disa raste moralisht, në disa tjera politikisht, dhe më së shumti ekonomikisht. Në disa raste, në të tre drejtimet.
Është një epokë që u përcaktua nga Vendimi i Presidentit Truman, i nxitur nga të emëruarit e tij George Marshall dhe Dean Acheson, për të ndihmuar financiarisht Evropën dhe për ta bërë sigurinë e saj një përparësi. Një epokë që u shënua nga mbizotërim kulturor i Hollivudit dhe rock’n’roll, nga prosperiteti i jashtëzakonshëm i kapitalizmit perëndimor, nga fuqia bërthamore dhe beteja me komunizmin e Bashkimit Sovjetik dhe kolapsi i tij politik.
Tani jemi në kohën për të pyetur, a ka mbaruar kjo epokë? A shënon katastrofa e koronavirusit fundin e Pax Americana?
Që kur Truman fitoi për herë të parë postin, presidenti amerikan ka qenë “Udhëheqësi i botës së lirë”. Termi përdoret aq shpesh, dhe aq natyrisht, sa pothuajse sugjeron një titulli zyrtar.
Megjithatë të jesh udhëheqësi i botës së lirë nuk është një post. Është një rol. Truman e fitoi atë me veprimet e tij. Dhe pasardhësit e tij i pranuan Përgjegjësitë. Ndonjëherë ata humbën me drejtimin e tyre, ndonjëherë ata ishin shumë të fortë, nganjëherë shumë të dobët, por gjithnjë pranonin detyrën amerikane të pas luftës, një detyrë e vetë-imponuar, për të treguar rrugën përpara, për të mbledhur liberal demokracitë, për të mbështetur mendimin dhe veprimet e kombeve të lira.
Asnjë president megjithatë nuk ka marrë atë rol duke injoruar vendasit amerikanë, duke e vendosur të qenët udhëheqës i botës së lirë mbi të qenurit udhëheqës i tij kombi i vet. Ndërkohë kombet e lira vetë kanë bërë herë pas here gabimin duke supozuar se interest dhe mendimet amerikane ishin të njëjta me ato të tyret. Megjithatë, në shumicën e luftërave dhe krizave që nga viti 1945, bota është ndjerë më e sigurtë në mbështetjen tek Shtetet e Bashkuara duke fituar epërsi, për të treguar rrugën e përparimit.
Deri tani Coronavirusi nuk respekton dhe nuk njeh kufij. Nuk flet një gjuhë, nuk zgjedh një vend. Covid-19 është qartësisht krizë ndërkombëtare.
Ndërkohë një tipar i jashtëzakonshëm i kësaj krize është se sa kombtare janë përgjigjet. Ne po përballemi me diçka që është një kërcënim për shëndetin e të gjithëve, në vende të pasura dhe të varfra, me një kërcënim për rënien e ekonomisë globale, mbase duke shkatërruar vite e dekada përparimi ekonomik. Por ku është udhëheqja ndërkombëtare për ta luftuar atë?
Ky është një moment për një lider të botës së lirë në një kohë që nuk ka udhëheqës të botës së lirë. Donald Trump është të paaftë për të udhëhequr në mënyrë adekuate edhe reagimin e SHBA, e lëre më të udhëzojë e frymëzojë institucionet ndërkombëtare. Në çdo rast, ai nuk ka interes për të duke vepruar kështu. Dhe nëse do të kishte interes, kush do ta ndiqte fluturimin e tij, që shpaloset në konferencat e tij jo-kohezive të shtypit?
Trump është thjeshtë mishërimi i një qëndrimi amerikan që ka ardhur duke u rritur për shumë kohë. Dhe është, në shumë mënyra, i kuptueshëm. Si në Luftën e Dytë Botërore ashtu edhe gjatë Luftës së Ftohtë, shumë amerikanë janë lodhur nga përgjegjësia e tyre ndërkombëtare. Ata mendojnë se udhëheqja ndërkombëtare kushton para, kohë, energji dhe Jetët e amerikanëve, ata mendojnë (ndoshta gabimisht) se kjo nuk sjell ushqim në tavolinat amerikane apo bën amerikanët më të sigurtë. E kundërta mund të jetë e vërtetë.
Trump mund të ikë vitin tjetër, në mos më 2025, por a do të ikë ndonjëherë ky mendim i amerikanëve? Sigurisht që ‘Pax Americana’ është shumë më tepër sesa roli ndërkombëtar i drejtuesve të Shtëpisë së Bardhë. Ai është gjithashtu shembulli i Amerikës. Madje edhe kur ai vend po mundohej nga ndarja racore dhe diskriminimi, ai përsëri ishte shembull për botën. Një tokë mundësish, lëvizshmërie dhe prosperiteti. Një demokraci kushtetuese që mbronte fjalën e lirë dhe liritë qytetare. Një komb gjithmonë një hap përpara. Që çoi njeriun e parë në Hënë. Që zhvilloi teknologjinë dhe korporatat gjigande të së nesërme. Një laborator i demokracisë ku shtetet garonin për të promovuar dhe sjellë ide dhe politika të reja. Një vend ku trashëgimia dhe pasuria kën më pak vlerë se talenti dhe përpjekjet.
Por sot ky model duket se po digjet nga koronavirusi, që ka nxjerrë në dritë një Amerikë tjetër. Një Amerikë ku qeveria federale duket shumë e dobët të veprojë dhe ku shkenca i konkurron bestytnitë e sferës publike. Një vend ku zotëron fjala e lirë, por ku është e vështirë të besosh atë që dëgjon. Një vend ku dëshira për ta mbështetur ekonominë nuk është aq sa e kërkojnë problemet ekonomike.
Amerika e dominoi epokën e pasluftës sepse doli nga Lufta e Dytë Botërore më e fortë se cilido komb tjetër. Ishte më e pasur, më e fuqishme, më e sigurt në vetvete. Pa atë siguri dhe pasuri nuk do kishim patur një Pax Americana. Tani ka mundësi që në fund të krizës së koronavirusit, Amerika të jetë në mesin e kombeve që e pëson më keq, dhe që do ti duhet të luftojë gjatë për tejkalimin e dëmeve në shëndetin dhe ekonominë e saj.
A do të jetë akoma në gjendje të udhëheqë botën e lirë? Dhe nëse jo, kush do të bëjë këtë? Evropa Perëndimore është akoma financiarisht dhe ushtarakisht e varur nga Shtetet e Bashkuara për mbrojtjen dhe sigurinë e saj. Në pjesën më të madhe ndërmarrjet industriale dhe ato shkencore amerikane janë më të shkëlqyerat në botë. Nëse ata humbin vullnetin dhe aftësinë për të udhëhequr, askush tjetër nuk duket gati për ta bërë këtë. A mos po vjen dita e Kinës? Ka mundësi të jetë aq e pacipë dhe është aq e madhe për ta marrë këtë rol? Ekonomia dhe forca ushtarake e saj vazhdon të rritet, dhe nëse Amerika lë një vakum, kjo do të jetë një fatkeqësi për ne. Kina mund të jetë një udhëheqëse, por nuk do të ishte një udhëheqëse e botës së lirë. Kjo është shumë pesimiste.
Ndoshta kriza do të rinovojë ndjenjën e Amerikës për rolin e saj unik dhe do të sigurojë edhe njëherë udhëheqje që mund të respektohet dhe pranohet. Por kjo nuk mund të merret si e mirëqenë. Kështu që para botës së lirë del detyra të bashkohet për të krijuar struktura botërore që nuk janë aq të varura nga Shtetet e Bashkuara, për të treguar gatishmëri për ti financuar ata dhe për të ndihmuar në udhëheqjen e tyre. Dhe të pranojnë një përgjegjësi të përbashkët që ia kishin lënë vetëm Shteteve të Bashkuara për një kohë të gjatë. Nëse nuk ndodh kjo, ka rrezik që ne të mos jemi vetëm dëshmitarë të fundit të Pax Americana, por edhe të vetë Pax.

Daniel Finkelstein, gazetar dhe politikan britanik, ish-redaktor ekzekutiv i The Times, analist politik i përjavshëm, anëtar i Dhomës së Lordëve.

/The Times/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button