🌦️
Tiranë 14°C · Rrebesh i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,438 ▲1.49%
DOW 45,724 ▲1.12%
NASDAQ 21,216 ▲2.02%
NAFTA 102.92 ▲0.04%
ARI 4,640 ▲1.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,674 ▲ +0.31% ETH $2,087 ▲ +1.32% XRP $1.3341 ▼ -0.76% SOL $82.3000 ▼ -2.44%
S&P 500 6,438 ▲1.49 % DOW 45,724 ▲1.12 % NASDAQ 21,216 ▲2.02 % NAFTA 102.92 ▲0.04 % ARI 4,640 ▲1.8 % S&P 500 6,438 ▲1.49 % DOW 45,724 ▲1.12 % NASDAQ 21,216 ▲2.02 % NAFTA 102.92 ▲0.04 % ARI 4,640 ▲1.8 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Bota

“Mos sfidoni pushtetin e Pekinit”

“Mos sfidoni pushtetin e Pekinit!”. Ceremoninë e betimit të Carrie Lam, gruaja e parë që merr në dorë drejtimin e Hong Kongut, presidenti kinez Xi Jinping e përdori për të lëshuar një paralajmërim ndaj sfidave të papranueshme që i janë bërë, sipas tij, autoritetit të Kinës në këtë territor.

“Hong Kongut i duhet të përmirësonte sistemin e tij për të mbrojtur sovranitetin e vet, sigurinë dhe interesat e zhvillimit, por çdo përpjekje për të vënë në rrezik sovranitetin dhe sigurinë e Kinës, çdo përpjekje për të sfiduar pushtetin qendror, ose infiltrimet e aktet e sabotazhit do të shkelë një vijë të kuqe dhe kjo është e papranueshme”, tha ai.

Pranë vendit ku presidenti Xi merrte pjesë në një sërë eventesh luksoze të organizuara me rastin e 20 viteve të kaluara qëkur Hong Kongu iu dorëzua Kinës nga Britania, përplasje të forta u shënuan mes demonstruesve pro demokracisë dhe mbështetësve të Pekinit. Disa persona përfunduan në pranga.

Vizita e Xi ishte e para në qytet që prej marrjes së Presidencës kineze në 2013-n. Ajo vjen tre vjet pasi protesta masive në përkrahje të demokracisë paralizuan pjesë të tëra të territorit për muaj me radhë. Xi pretendon se Hong Kongu gëzon tani më shumë liri se më parë, por edhe pse ligji ekzistues për të garanton një gamë të gjerë lirish në bazë të formulës “një komb, dy sisteme”, refuzimi i Kinës për njohjen e të drejtave universale atje është bërë shkas për trazira të dhunshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.