Politika

Mosdiskriminimi, Meta: Shqipëria hapa të rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Të drejtat themelore, mosdiskriminimi dhe mbrojtja e grupeve në nevojë, përfshirë LGBTI, është tema e konferencës rajonale të nivelit të lartë që po mbahet sot në Tiranë, me pjesëmarrjen e parlamentarëve nga Ballkani, Parlamenti Europian, trupi diplomatik etj.

IMG_4087Në hapje të konferencës, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, tha se nuk ka vend më domethënës se sa Shqipëria për të folur mbi mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut, ku deri dy dekada më parë vuante nga shkeljet më flagrante të të drejtave të njeriut dhe ku liria e shprehjes dhe e besimit ishte inkezistente.
Meta tha se sot Shqipëria është një vend demokratik, anëtar i NATO-s dhe gëzon një kuadër të gjerë ligjor për mbrojtjen e të drejtave të njeriut përmes ratifikimit të pothuajse të të gjitha konventave ndërkombëtare që konsistojnë në respektimin dhe garantimin e lirive themelore të njeriut.

Kushtetuta jonë, tha ai, përcakton në disa dispozita respektimin dhe garantimin lirive themelore të njeriut, pasi askush nuk mund të diskriminohet për shkaqe si feja, gjuha gjendja sociale etj.
“Aksioni ynë i përbashkët po bëhet gjithnjë më efikas falë axhendës së integrimit në BE, por dhe falë angazhimit të spikatur të Avokatit të Popullit dhe institucioneve të tjera, Shqipëria ka arritur të hedhë hapa të rëndësishëm në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut”, u shpreh kryeparlamentari.
Ai vuri në dukje vëmendjen e veçantë që Kuvendi i kushton parimit të gjithpërfshirjes, përmes ngritjes së disa komisioneve dhe grupeve parlamentare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
IMG_4085Duke marrë fjalën në konferencë, zv/kryeministri Niko Peleshi tha se Shqipëria mbart një vlerë të jashtëzakonshme kundër diskriminimit, siç është ajo e harmonisë, tolerancës fetare dhe e respektimit të të drejtave të minoriteteve. Kjo, sipas tij, mund të jetë baza që do ndikojë në rritjen e emancipimit për respektimin e të drejtës së çdo individi.
Në këtë drejtim, theksoi zv/kryeministri, shoqëria shqiptare ka shumë sfida megjithë përpjekjet e kohëve të fundit për të debatuar rreth temave siç është homoseksualiteti. “Një nga sukseset e mbrojtjes së të drejtave të komunitetit LGBT është krijimi i një sistemi koordinues mes qeverisë, organizatave LGBT dhe partnerëve ndërkombëtarë, për të mbrojtur interesat e këtyre personave”, theksoi Peleshi.
Megjithë përpjekjet, tha zv/kryeministri, Shqipëria është ende larg shkallës së emancipimit në këtë drejtim dhe mbetet një mjedis që reflekton armiqësi, mospranim dhe shkelje të të drejtave të tyre.
Ai shprehu angazhimin e qeverisë në zbatimin e rekomandimeve të KE-së për respektimin e të drejtave të këtij komuniteti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button