☁️
Tiranë 17°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 93.33 ▲3.33%
ARI 4,451 ▼2.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,363 ▼ -3.6% ETH $2,070 ▼ -5.82% XRP $1.3713 ▼ -4.48% SOL $87.6600 ▼ -6.06%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.33 ▲3.33 % ARI 4,451 ▼2.23 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.33 ▲3.33 % ARI 4,451 ▼2.23 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Bota

Moska: Manovra e NATO-s provokim

Shumë vende të NATO-s po përgatisin një manovër në pjesën perëndimore të Ukrainës. Rusia ka kërcënuar me kundërpërgjigje, sepse mendon se një pjesë e ushtarëve të NATO-s do të mbeten në Ukrainë.

Baltikum NATO Militärübung

Ukraina gjendet në fakt në një “luftë qytetare”, ndaj manovra e parashikuar nuk mund të shihet ndryshe vetëm si një “provokim”. Gjenerali rus Leonid Ivashov pohon se Kremlini nuk do ta pranojë duarkryq manovrën ushtarake të NATO-s në perëndim të Ukrainës, që është parashikuar të mbahet në mes të shtatorit. Ministria ruse e Mbrojtjes ka paralajmëruar po ashtu një manovër të madhe po në mes të shtatorit. Parashikohet që të mbahet një manovër me pjesëmarrjen e 4000 ushtarëve dhe një sasi të madhe të teknikës ushtarake. Manovrat do të zhvillohen në perëndim të Siberisë, tha majori Dmitri Andrejev në Moskë.

Manovra e NATO-s “Rapid Trident” paraqet provokim, sepse mahet në kohën e krizës në lindje të Ukrainës, deklaroi Ivashov, njofton agjencia e lajmeve Ria Novosti. Ekziston rreziku që një pjesë e trupave të NATO-s të mbeten në Ukrainë. Ndërkohë që “nuk është humane” që Perëndimi pikërisht në kohën e krizës të “demonstrojë mbështetjen e regjimit në Kiev”, theksoi ai.

Qeveritë perëndimore nga ana e tyre e kritikojnë Rusinë për mbështetjen ushtarake të seperatistëve prorusë në lindje të Ukrainës. Ka njoftime madje edhe për pjesëmarrjen e ushtarëve rusë në këto aksione.

Manovra e drejtuar nga forcat amerikane me 1.300 ushtarë, duhet të zhvillohet, sipas të dhënave të Uashingtonit dhe Varshavës, në harkun kohor 15 – 26 shtator në Lviv. SHBA mer pjesë me 200 parashutistë. Në këtë stërvitje do të jenë edhe katër pjesëtarë të Bundeswehrit (ushtria gjermane), në kuadër të personelit në shtab, të cilët do të bëjnë vlerësimin e manovrës dhe logjistikën. Në Ministrinë gjermane të Mbrojtjes thuhet se vendimi përfundimtar për pjesëmarrjen e ushtarëve gjermanë do të merret në prag të manovrës, duke vlerësuar edhe rreziqet dhe gjendjen politike.

“Rapid Trident” është një manovër vjetore që zhvillohet në kuadër të “Partneritetit për Paqë”. Sivjet në manovër marrin pjesë edhe ushtarët e Ukrainës, Azerbajxhanit, Gjeorgjisë dhe Moldavisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.