☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,406 ▼ -0.74% ETH $1,997 ▼ -1.22% XRP $1.3222 ▼ -1.75% SOL $81.7700 ▼ -1.91%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Bota

Moskë-Kiev, pakt për vazhdimin e armëpushimit

Moska dhe Kievi kanë rënë dakord që të urdhërojnë tërheqjen e më shumë armatimeve në lindje të Ukrainës, pasi luftimet e fundit kanë ngjallur frikën e shkeljes së armëpushimit.

1429001782ukraine-armatimetttMarrëveshja u arrit pas një seance bisedimesh të zhvilluara mes zyrtarëve në Berlin, ku merrnin pjesë edhe ministrat e Jashtëm të Francës dhe Gjermanisë.

Sipas raportimeve të mediave evropiane, marrëveshja parashikon tërheqjen e mortajave, tankeve dhe armatimeve të rënda nën 100 milimetra.

Por nga ana tjetër Gjermania paralajmëroi se bisedimet nxorrën edhe njëherë në pah diferencat mbi konfliktin mes ushtarëve ukrainas dhe rebelëve pro-rusë.

“Ishte një bisedim shumë i gjatë dhe shumë intensiv, që në disa pjesë të tij ishte shumë kontrovers. Gjatë procesit qëndrimet e kundërta të Moskës dhe Kievit dolën edhe njëherë në dritë”, deklaroi ministri i Jashtëm gjerman, Frank Walter Steinmeier.

Por ai shtoi se të gjitha palët riafirmuan angazhimin për mbajtjen e armëpushimit për të cilin u ra dakord në shkurt, në negociatat e zhvilluara në Minsk.

Të dyja palët vlerësohet se i janë përmbajtur marrëveshjes, përveç përshkallëzimit të luftimeve në disa pika, si në aeroportin e Donetskut dhe në fshatin Shirokine, në rrethinat e qytetit strategjik të Mariupolit.

Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës shprehën shqetësimin e tyre për përshkallëzimin e situatës.

“E rëndësishme është se duke parë përkeqësimin e situatës, ne ramë dakord jo vetëm për vazhdimin e tërheqjes së armatimeve të rënda, por edhe të dy kategorive të tjera armatimesh”, shtoi Steinmeier.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.