Tiranë 6°C · Pjesërisht vranët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 97.80 ▼0.07%
ARI 4,792 ▼0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $71,913 ▲ +1.35% ETH $2,188 ▲ +0.37% XRP $1.3428 ▲ +0.86% SOL $83.0100 ▲ +1.28%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 97.80 ▼0.07 % ARI 4,792 ▼0.55 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 97.80 ▼0.07 % ARI 4,792 ▼0.55 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Bota

Mosul, ISIS privon banorët nga uji

ISIS po përdor një “armë të re” në betejën për Mosulin…ujin! Të paktën gjysmë milionë njerëz që jetojnë të bllokuar mes zjarrit të artilerisë në qytetin irakian nuk kanë më akses ndaj ujit të pijshëm, siç bëri të ditur OKB për median amerikane CNN.

Një prej tubave kryesore të ujit është dëmtuar rëndë dhe duke qenë se gjendet në territorin e kontrolluar nga xhihadistët, kjo e bën të paaksesueshëm për riparime.

Ushtria irakiane, e ndihmuar nga forcat aleate nisi në shtator ofensivën për çlirimin e Mosulit, prej dy vitesh nën kontrollin e Shteti Islamik.

Zyrtarë dhe dëshmitarë në zonë thonë se tubi ishte dëmtuar gjatë luftimeve, por se axhenda ogurzezë e ISIS-it e kishte përshkallëzuar edhe më tej problemin. Grupi ka ndërprerë qëllimisht furnizimin me ujë në lagjet pranë frontit të luftës sipas supervizorit të shërbimeve energjetike dhe të ujit në Mosul.

“Ata po i privojnë njerëzit nga uji i pijshëm dhe elektriciteti dhe duan t’i tërheqin ata pas vetes për t’i përdorur si mburoja njerëzore”, ishin fjalët e tij. Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se nuk mund të verifikojë pretendimet, por thotë se kjo lloj praktike ishte parë edhe në qytete të tjera të pushtuara nga ISIS.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.