🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 19 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.28%
DOW 46,022 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 94.26 ▼1.26%
ARI 4,640 ▼5.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $70,224 ▼ -1.14% ETH $2,140 ▼ -2.12% XRP $1.4437 ▼ -0.45% SOL $88.7100 ▼ -1.19%
S&P 500 6,606 ▼0.28 % DOW 46,022 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.26 ▼1.26 % ARI 4,640 ▼5.24 % S&P 500 6,606 ▼0.28 % DOW 46,022 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.26 ▼1.26 % ARI 4,640 ▼5.24 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Moti i keq lë pa energji disa zona, OSHEE në gadishmëri

Për shkak të motit të keq që ka përfshirë të gjithë vendin, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka ngritur shtabin e gatishmërisë, duke monitoruar situatën në 24 orë.

Në një njoftim për shtyp, OSHEE bën të ditur se, po ndjek me vëmendje situatën në terren duke angazhuar rreth 1500 punonjës që po punojnë për lokalizimin e difekteve dhe marrjen e masave për likuidimin e avarive në rrjetin shpërndarës të tensionit të lartë, të mesëm dhe të ulët.

Gjatë natës së mbrëmshme, grupet e brigadave të OSHEE punuan për të riparuar defektet, duke sjellë uljen fidrave pa energji, dhe rritjen e garancisë të furnizimit me energji elektrike.

Si pasojë e defekteve të shkaktuara nga moti i keq, me stuhi ere dhe reshje shiu, në disa zona të vendit janë shfaqur probleme me furnizimin me energji elektrike.

“Fiderat që furnizojnë hidrovorët, spitalet, objekte të rëndësishme administrative, janë fidera të një rëndësie të veçante dhe nga ana jonë janë marrë masa me vendosjen e grupeve të gadishmërisë dhe personelit përforcues pranë tyre apo furnizimit alternativ me dy drejtime”citon njoftimi i OSHEE-s.

Si pasojë e motit të keq, bën të ditur OSHEE, Linja 30-62 Kuç-Himarë është jashtë pune me tokë, duke lënë pa energji N/St Himarë. Gjithashtu, problem kanë linja 30-44 Babicë-Smokthinë, N/St Smokthinë dhe N/St Kuç.

Ndërsa, zonat me probleme të furnizimit me energji elektrike, janë:Rajoni Tiranë: Selitë, Valias (pjesërisht), Shupal (pjesërisht), Ibë (pjesërisht), Babru, zona pranë Shkollës “Emin Duraku”·

Rajoni Durrës: Radiostacioni, Metallaj/Karpen, Borizan· Rajoni Shkoder: Rrethina Shkodër (pjesërisht), Bërdicë/Shkodër dhe pjeserisht zona e Arrës Miliska/Pukë.

Rajoni Burrel: Sllovë/Peshkopi.Rajoni Berat: zona Terpan (pjesërisht), Krore/Çorovodë, Tomoricë (pjesërisht) dhe Potom (pjesërisht).

Rajoni Elbasan: Cerunjë/Gramsh, Tregan dhe Hotolisht· Rajoni Korçë: Voskop/Korçë (pjesërisht). Rajoni Gjirokastër: Finiq/Sarandë.

Rajoni Fier: Levan, pjesërisht Lagja “1 Maji” në Fier, Kallm/Fier.

Rajoni Vlorë: Zona e Ujit të Ftohtë, Lepenicë, Fushë – Brataj, Fitore, Rradhimë, Jonufër dhe Himarë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.