🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 18 August 2026
S&P 500 7,692 ▼0.69%
DOW 53,343 ▼0.22%
NASDAQ 26,290 ▼1.33%
NAFTA 84.17 ▲0.51%
ARI 4,397 ▼1.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,618 ▲ +0.44% ETH $1,913 ▲ +0.35% XRP $1.0006 ▼ -0.01% SOL $76.9500 ▲ +1.57%
S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.17 ▲0.51 % ARI 4,397 ▼1.71 % S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.17 ▲0.51 % ARI 4,397 ▼1.71 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
La Liga

Mourinho: Nuk kam asnjë ndjenjë negative ndaj Barcelonës, bota ndalonte për ato ndeshje

José Mourinho është rikthyer te Real Madridi dhe, bashkë me të, rikthehet edhe mënyra e tij unike për ta parë futbollin. Klubi madrilen zyrtarizoi më 11 qershor 2026 emërimin e portugezit si trajner të ekipit të parë deri më 30 qershor 2029, ndërsa ai do t’i bashkohet grupit më 13 korrik, në nisje të fazës përgatitore.

Në intervistën e tij të parë pas rikthimit, dhënë për “Vanity Fair”, Mourinho shfaqet më i qetë në ton, por i pandryshuar në bindjet e tij: konkurrues, krenar dhe i bindur se futbolli matet para së gjithash me fitoret.

Portugezi kujton me nostalgji klasiket historike mes Real Madridit dhe Barcelonës, përballjet që, sipas tij, “e ndanë futbollin në dy pjesë”. Guardiola në njërën anë, ai në tjetrën, ndërsa Messi dhe Cristiano Ronaldo në fushë.

“Bota ndalonte për ato ndeshje. Nuk ishte vetëm Real Madridi kundër Barcelonës dhe as vetëm Spanja. Ishte e gjithë bota”, – tha Mourinho, duke e krahasuar atë rivalitet me duelet legjendare të tenisit mes Nadal, Federer dhe Djokovic.

Portugezi nuk e mohon lidhjen e tij me Barcelonën, ku punoi me Bobby Robsonin, Guardiolën dhe Luis Enriquen. “Nuk kam asnjë ndjenjë negative ndaj Barcelonës, – theksoi ai, përpara se të shtonte: – Më pëlqen të luaj kundër më të mirëve, sepse më të mirët të detyrojnë të bëhesh më i mirë”.

Mourinho foli edhe për figurën e trajnerit në futbollin modern. Ai pranon se kontribuoi që trajnerët të merrnin më shumë vëmendje mediatike, por nënvizon: “Asnjëherë nuk kam dashur të jem më i rëndësishëm se lojtarët e mi”. Sipas tij, karizma nuk blihet: “Karizma nuk blihet në supermarket. Autoriteti fitohet përmes punës, udhëheqjes së skuadrës dhe bindjes së dhomës së zhveshjes”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.