Ekspozita

“Mrekullitë e një qyteti”, ekspozita e re e çelur në Qendrën e Informimit të BE-së

10714053_792406857464582_8099561223355445332_o-525x350Në Qendrën e Informimit të BE-së u organizua një ekspozitë fotografike me në qendër të saj arkitekturën e një qyteti specifik.

Projekti bashkon fotografë, arkitektë dhe dizenjues nga e gjithë bota në një aktivitet kushtuar fotografisë, organizuar nën kujdesin e veçantë të Zonjës së Parë, znj. Odeta Nishani.

Tema e ekspozitës rrotullohet rreth lidhjes së arkitekturës me fotografinë, me qëllimin për të kapur madhështinë dhe bukurinë e arkitekturës së një qyteti. Projekti u prezantua në 12 maj dhe organizatorët ftuan në Tiranë një sërë artistësh ndërkombëtarë të paraqitin punët e tyre rreth një qyteti të veçantë.

Ekspozita përbëhet nga 13 punë të fotografëve të ndryshëm nga e gjithë bota si p.sh. Shtetet e Bashkuara, Franca, Italia, Zvicra, Greqia dhe Shqipëria. Disa nga artistët pjesëmarrës janë: Eric de Broche, Elena Kuznetsova, Phillip Schaerer, Emi Toska, Simona Rota, David Galjaard, Ëaërzek Kolbusz dhe Rodolfo Felici.

Organizohet në Qendrën e Informimit të BE-së ekspozita “Mrekullitë e një qyteti”

Fotot e ekspozuara janë përzgjedhur nga një juri e përbërë nga artistë e fotografë të njohur si: Mark Sink (president), Kristen Hatgi Sink, Jean-Jacques Terrin, Milva Giacomelli, dhe Pascal Hamon. Faza përfundimtare e projektit do të jetë një ekspozitë në Laboratoire de la Creation Gallery në Paris më 15 prill 2015.

Aktiviteti organizohet nga Dream City Fest (DCF), një organizatë jo-fitimprurëse shqiptare, misioni i së cilës është të testojë kufjtë e arkitekturës/artit dhe ta përballë atë me disiplina të ndryshme. DCF shërben gjithashtu edhe si një platformë diskutimesh ndërmjet artistësh, arkitektësh, kuratorësh, kritikësh arti dhe ekspertësh të fushave të ndryshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button