Muajin që vjen, gati plani i detajuar i masave për 35 korporatat që kanë 65 kredi të këqija
Deri në fund të muajit mars të vitit 2016, Banka Shqipërisë dhe Qeveria ne do të hartojnë një plan të detajuar veprimi për trajtimin e 35 korporatave më të madha që mbajnë 65% të kredive me probleme. Duke raportuar në kuadër për FMN autoritet shqiptare janë angazhuar të zgjidhin deri në fund të muajin që vjen per ato korporatat që do të duhet të falimentojnë dhe ato që do të ristrukturohen.
Gjithashtu sipas rishikimit të planit të masave për uljen e Kredive me probleme, deri në fund të prillit të vitit 2016, Banka e Shqipërisë do të miratojë masa për të përshpejtuar uljen e NPL-ve përmes përdorimit të ristrukturimit të borxhit jashtë gjykatës.
Me asistencën teknike të Bankës Botërore dhe FMN-së, Ministria e Drejtësisë do të paraqesë ligjin e ri falimentimit në parlament deri në fund të qershorit 2016. Ai do të përfshijë praktikat më të mira ndërkombëtare, me të cilin do të lejojë miratim të përshpejtuar të riorganizimit të planeve.
Deri në fund të shtatorit të vitit 2016, do të paraqiten në Parlament ndryshimet e Kodit të Procedurës Civile dhe Ligji për përmbaruesit private , me të cilat synohet rritja e efikasitetit të proceseve gjyqësor, mbledhjes me forcë të detyrimeve.
Në kuadër të uljes së NPL-ve Qeveria do të paraqesë ndryshimet Parlamenti për Ligjin e Barrëve Siguruese dhe Ligjit për Regjistrimin e Prona Paluajtshme për të mbrojtur më mirë kolateralin financiar dhe në rritjen e sigurisë ligjore.
Trajtimi i kredive me probleme është e domosdoshme për lehtësimin e rreziku që po pengon ringjalljen e kredisë.
Ministria e Ekonomisë që është në rolin e koordinatorit për zbatimin e planit, në krye të 13 masave ka vënë miratimin në Kuvend të projektligjit të ri të falimentit, me anë te të cilit më pas do të nisë trajtimi i 35 korporatave. Ligji i ri po hartohet për t’i dhënë zgjidhje pikërisht korporatave të mëdha, të cilat tashmë kanë shpallur pazotësinë për të paguar kreditë bankare, të cilat kapin vlerën e 600 milionë eurove.
Pasi drafti i falimentit të ketë kaluar Kuvendin, bankat tregtare në vend do të mblidhen së bashku ketë vjeshtë për të analizuar bilancet e kompanive dhe borxhet që ato kanë. Duke qenë se, disa prej kompanive kanë kredi të pakthyera jo në një, por në shumë banka, plani sugjeron ristrukturimin ndërmjet bankave dhe kredimarrëseve për të gjetur një zgjidhje, por duket se falimenti për 50% të këtyre korporatave është i pashmangshëm, pasi nga analiza e deritanishme kanë rezultuar raste pa asnjë shpresë.
Për kompanitë pjesërisht të shëndetshme, rekomandohet të gjejnë burime alternative jashtë bankave. Këtu mund të ndërhyjë qeveria për të blerë një pjesë të borxhit ose kolateralit të këtyre korporatave në mënyrë që atyre t’iu sigurohen likuiditetet e nevojshme për ristrukturimin.
Pjesa më e madhe e kredive të humbura ose në rrezik serioz arkëtimi nga bankat zotërohen nga rreth 80 kompani dhe korporata të mëdha, të cilat mbartin 80% të portofolit të kredive me probleme, ndërsa vetëm 35 grupe ndajnë 65% të portofolit të kredisë së pakthyeshme.