Kronika
Mungojnë gjyqtarët, shtyhet sërish gjyqi Paloka-Tahiri
Ka dështuar sërish seanca e sotme gjyqësore, ku palë janë ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka.
Shkak edhe në seancën e tetë është bërë mosformimi i trupit gjykues në Gjykatën e Lartë. Në seancën gjyqësore mungonin gjyqtarët, Aleksandër Muskaj dhe Edmond Islamaj.
Ish-Ministri i Brendshëm Tahiri e ka paditur Palokën për shpifje në 2015, pasi ky i fundit e ka akuzuar si të lidhur me krimin dhe bandat kriminale në vend. Seanca e rradhës do të zhvillohet me 23 maj.