☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,075 ▲ +0.03% ETH $2,260 ▲ +0.51% XRP $1.3533 ▼ -0.12% SOL $84.8200 ▲ +0%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kosova

Mustafa jep arsyet: Ja pse do krijohet Asociacioni i Komunave Serbe

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka shpjeguar arsyet e themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe.

Sipas tij, kjo është në të mirë të Kosovës, pasi deri më sot nuk u arrit integrimi i katër komunave në veri. Gjithashtu, Mustafa thotë se pas krijimit të kësaj shoqate, gjithçka do të funksionojë në bazë të ligjeve të Kosovës.

“Pse lindi Asociacion??? Për gjashtëmbëdhjetë vite Kosova nuk arriti të integrojë veriun e vendit. Pavarësia u shpall në kufijtë që Kosova i kishte në vitin 1974, por sovraniteti nuk u arrit të ushtrohet në pjesën e veriut të lumit Ibër. Atje mbetën katër komuna, Mitrovica e Veriut, Leposaviçi, Zubin Potoku dhe Zveçani; mbeti një pjesë e madhe e Trepçës dhe liqeni më i madh, Ujmani, nga i cili gjenerohet energji, furnizohet me ujë Kosova B dhe komunat përreth, me shumicë shqiptare dhe me shumicë serbe. Në këto komuna zhvillohej çdo gjë, veçse asgjë në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës dhe as të drejtuara nga institucionet e Republikës së Kosovës”, shkruan kryeministri ne status.

“Prandaj, në vend që të krijojmë frikë e tmerr nga ky asociacion, le të kthehemi e ta trajtojmë atë si formë të integrimit të pakicave, sidomos të asaj serbe, si formë të funksionimit të vendi tonë si vend shumetnik, si formë të demokracisë evropiane dhe si mundësi të komunikimit dhe të besimit të brendshëm”, bën thirrje kryeministri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.