☁️
Tiranë 16°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 100.71 ▲1.07%
ARI 4,603 ▲1.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,920 ▲ +1.97% ETH $2,074 ▲ +4.27% XRP $1.3523 ▲ +1.8% SOL $84.7600 ▲ +3.49%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 100.71 ▲1.07 % ARI 4,603 ▲1.73 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 100.71 ▲1.07 % ARI 4,603 ▲1.73 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kosova

Mustafa: Nuk jam penduar për koalicionin me PDK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se nuk është penduar që ka bërë koalicion më PDK-në në vitin 2014, ku ai kishte marrë postin e kryeministrit. Ai në një postim në Facebook ka thënë se për koalicionin u pendua PDK-ja.

Postimi i plotë i tij:

Të dashur miq,

Unë nuk jam penduar për koalicionin e vitit 2014 me PDK-në. Prandaj gënjejnë ata që hapjen e rrugës për njerëz të rinj për Kryeministër dhe vendimin tim të mos kandidoj për deputet e shpjegojnë si akt moral për shkak të dështimit të koalicionit me PDK-në.

Për koalicionin u pendua PDK-ja dhe kryetari i saj e jo unë që respektova marrëveshjen.

Qeveria, të cilën e drejtova, arriti suksese të jashtëzakonshme në ekonomi, në punësim, në luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe në integrimet evropiane. Qeveri e pa korruptuar dhe e aftë.

E vetmja çështje që nuk u përfundua është liberalizimi i vizave, për të cilën përgjegjësinë e kanë ata që e kundërshtuan demarkacionin me Malin e Zi. Ata i lanë qytetarët pa liberalizim!

Për kandidat për Kryeministër, me iniciativën time, është diskutuar një listë më e gjerë, përfshirë nënkryetarë e LDK-së dhe z. Hoti dhe të gjitha strukturat janë pajtuar që kandidat yni në këto zgjedhje të jetë prof. Avdullah Hoti.

Personalisht kam vlerësuar se kandidati për Kryeministër duhet ti prij listës së deputetëve, prandaj si Kryetar i LDK-së kam konsideruar të mos garoj për deputet. Opinionet tjera në debate televizive i konsideroj si nënshtrim para njerëzve që janë pjesë e ekipeve të koalicionit tjetër.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.