Kosova

Mustafa: Programi qeverisës gjatë javës në Kuvend

Kryeministri , Isa Mustafa, ka thënë se gjatë kësaj jave, pasi të jetë përgatitur edhe teknikisht, programi qeverisës që e prezantoi javën që shkoi do të shkojë në Kuvendin e Kosovës, për njoftim.

mustafa-programi-qeveris-euml-s-gjat-euml-jav-euml-s-n-euml-kuvend_hdNjoftimin për prezantimin e programit qeveritar e ka bërë vetë kryeministri në profilin e tij në Facebook, pasi ka treguar se gjatë ditës ka pasur takim me biznese me Odën Gjermane – Kosovare të Biznesit, si dhe me Lëvizjen FOL.

“Sot kisha një takim shumë të dobishëm me Odën Gjermane-Kosovare të Biznesit, në të cilën trajtuam Programin Qeverisës. Po ashtu shumë nga elementet e Programit, i prezantova edhe para mediave në një takim të organizuar nga OJQ Fol”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

“Qeveria e ka aprovuar Programin javën e kaluar, ndërkaq gjatë kësaj jave, pasi të jetë përgatitur teknikisht, do t’i përcillet Kuvendit të Republikës së Kosovës për njoftim. Së bashku me Programin Qeverisës është përgatitur edhe Plani i implementimit, i cili do t’u shërbej Kryeministrit dhe ministrive për të matë dhe kontrolluar performansën gjatë implementimit. Programi do të jetë publik për të gjithë të interesuarit”, ka shkruar ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button