🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 95.42 ▼0.12%
ARI 5,008 ▼0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,585 ▼ -0.35% ETH $2,335 ▼ -1.9% XRP $1.5320 ▼ -0.46% SOL $95.2700 ▼ -2.34%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.42 ▼0.12 % ARI 5,008 ▼0 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.42 ▼0.12 % ARI 5,008 ▼0 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Kosova

Mustafa shkarkon ministrin serb Jabllanoviç

Mbyll diskutimin edhe për Trepçën. Lista serbe kërcënon me dalje nga koalicioni. Vetëvendosje shtyn protestën

Mustafa“Nga sot, ministri Jabllanoviç nuk bën më pjesë në kabinetin qeveritar”. Kështu ka pohuar dje pasdite në Prishtinë në një deklaratë publike Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pa sqaruar mënyrën e shkarkimit të ministrit të tij serb për Kthim dhe Komunitete, që pritej të dilte përkrah tij në këtë deklaratë. Sidoqoftë, mediat kosovare thanë fillimisht se vendimi i Mustafës ende nuk ishte firmosur në momentin kur u shpall publikisht, por vetëm deklaruar prej kreut të ekzekutivit kosovar. Ka ardhur menjëherë reagimi i vetë Jabllanoviç, por edhe Listës Serbe, anëtare e koalicionit qeveritar.  Madje “Lista Serbe” ka kërcënuar edhe me largim nga koalicioni. Më parë, Mustafa u tha se kishte negociuar me Jabllanoviç mbi mundësinë e largimit vullnetar, por ky i fundit ka refuzuar deri në momentin e fundit.

Jabllanoviç: Nuk e pranoj vendimin

Vetë ministri tashmë i larguar, Aleksandar Jabllanoviç, u shpreh gjatë një interviste për mediat vendase në Prishtinë se nuk e pranonte vendimin e Kryeministrit Mustafa për shkarkimin e tij nga posti i ministrit. Sidoqoftë, ai theksoi se “Lista Srspska” do të dalë me një qëndrim të unifikuar zyrtar brenda dy ditësh. Në pohimin e tij me këtë rast, Jabllanoviç thekson se Kryeministri Mustafa e ka përdorur fuqinë kushtetuese ekzekutive për ta shkarkuar atë, por vendimi e ka lënë të dëshpëruar. “Lista Srpska” është e dëshpëruar edhe mendojmë se vendimi është i ngutur. Nuk e pranoj këtë vendim”, ka thënë ai. Jabllanoviç i kishte quajtur më 6 janar “egërsira” protestuesit në Gjakovë, të cilët po përpiqeshin të pengonin disa pelegrinë serbë që të vizitojnë Gjakovën me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse.

Vetëvendosje shtyn protestën

Sikurse pritej ka mbërritur menjëherë edhe reagimi i Lëvizjes “Vetëvendosje” në Prishtinë, e cila pas hapit më të fundit të Kryeministrit Mustafa, ka vendosur shtyrjen e afatit të përcaktuar për protestën, e cila ishte planifikuar të mbahej sot, siç njoftonin dje mediat vendase. Shtyrja e protestës bëhet pasi Kryeministri Mustafa bëri të ditur se ministri Jabllanoviç nuk është më pjesë e kabinetit qeveritar. Kreu i grupit parlamentar të Vetëvendosjes në një konferencë për shtyp dje në Prishtinë e ka përshëndetur aktin e kreut të qeverisë, duke theksuar se kjo erdhi pas këmbënguljes së qytetarëve të Kosovës dhe nga ana tjetër kërkoi më shumë transparencë e sqarime nga Mustafa, për të kuptuar nëse kjo që ndodhi ishte një shkarkim, apo dorëheqje. Më parë, Policia e Kosovës përmes një komunikate për shtyp, kishte bërë me dije se “bazuar në informacionet policore dhe vlerësimet e bëra të protestave të mëhershme, protesta e së mërkurës pritet të jetë e dhunshme”. Protesta e fundit, e mbajtur më 27 janar, përshkallëzoi në përplasje të ashpra mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Mustafa: Nuk debatojmë për pasurinë tonë 

Po dje, në komunikatën e tij për mediat, Kryeministri Isa Mustafa ka prekur edhe çështjen tjetër të nxehtë, atë të ndërmarrjes së Trepçës. “Për pasurinë tonë nuk debatojmë me të tjerë. Neni që flet për komunat në ligjin për ndërmarrjet publike nuk ka të bëjë me Trepçën, por me projekte të tjera. Nuk japim vendim për Trepçën pa u konsultuar më parë me qytetarët”, ka thënë Mustafa. Më tej duke folur për çështje të tjera që i shqetësojnë më shumë aktualisht qytetarët e Kosovës,

Kreu i ekzekutivit kosovar tha se: “Ditët e fundit jemi ballafaquar me greva dhe protesta të ndryshme. Më duhet të them se nuk jemi në gjendje të përballojmë rritjen e pagave, duhen edhe 130 milionë euro në buxhet, të cilat nuk i kemi”, ka thënë Mustafa. Ai ka shtuar se pagat në Kosovë nuk janë të ulëta krahasuar me vendet e tjera të rajonit, duke vënë në dukje se ato janë mbi mesataren e pagave në Ballkan, përkatësisht në sektorët e arsimit dhe shëndetësisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.