☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,366 ▲ +0.39% ETH $2,300 ▲ +2.38% XRP $1.3625 ▲ +0.23% SOL $85.3800 ▲ +0.45%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kosova

Mustafa, takim lamtumire me përfaqësuesin special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Farid Zarif

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim lamtumire përfaqësuesin special të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, shef i deritashëm i UNMIK-ut në Kosovë, Farid Zarif.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa foli për progresin e gjithanshëm në Republikën e Kosovës si dhe vlerësoi përkrahjen që agjenci dhe trupa të ndryshëm të Kombeve të Bashkuara po japin për Kosovën.

Kryeministri Mustafa e falënderoi Zarif për punën dhe kontributin e tij në Kosovë, duke i uruar suksese në angazhimet e tij të mëtejshme. Përfaqësuesi special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, shef i deritashëm i UNMIK-ut në Kosovë, Farid Zarif, e falënderoi kryeministrin Mustafa për pritjen, duke vlerësuar progresin në Kosovë si dhe shprehu mirënjohje për institucionet dhe popullin e Kosovës, njoftoi zyra e shtypit e Kryeministrisë kosovare.

Ndërsa sipas medias, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon ka emëruar shefin e ri të Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK, Zahir Tanin, përkatësisht përfaqësuesin e Afganistanit në Kombet e Bashkuara. Tanin do të marrë këtë pozitë duke filluar nga 31 gushti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.