☁️
Tiranë 16°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 90.55 ▼0.8%
ARI 4,839 ▼0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $73,976 ▼ -0.59% ETH $2,316 ▼ -2.2% XRP $1.3559 ▼ -0.91% SOL $82.9700 ▼ -3.17%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.55 ▼0.8 % ARI 4,839 ▼0.23 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.55 ▼0.8 % ARI 4,839 ▼0.23 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Kosova

Mustafa: Të respektohet vullneti qytetar

mustafa-t-euml-respektohet-vullneti-qytetar_hdLideri i LDK-së, Isa Mustafa, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, për caktimin e rendit të ditës së seancës konstituive të Kuvendit, ka deklaruar se është i kënaqur me vendimet që janë marrë.

“Ne ishim sot në seancën e Kryesisë së Kuvendit si përfaqësues të qytetarëve që na kanë votuar në zgjedhjet e përgjithshme, i shprehëm qëndrimet tona, jemi të kënaqur me vendimet që ka marrë kryesia lidhur me rendin e ditës për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës”, tha Mustafa

“Ne presim që të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës t’i zbatojnë Ligjet dhe Rregulloren e Kuvendit, të respektohet vullneti i qytetarëve, të respektohet edhe vullneti për organizimin e grupeve parlamentare, sipas mundësive që i lejon Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit. Kjo na ka shtyrë neve që t’i shfrytëzojmë këto të drejta që i mundëson Kushtetuta”, tha lideri i LDK-së, transmeton Politiko.net.

“Të respektohet e drejta e deputetëve që të organizohen mbi baza programore në një grup parlamentar LDK-AAK-Nisma, i cili është grupi më i madh parlamentar dhe i cili do të realizojë të drejtën e tij dhe sipas vendimit të Kryesisë së Kuvendit, që ishte një vendim unanim, përveç rastit të Hashim Thaçit dhe anëtarin e partisë së tij që lëshuan seancën dhe që është përgjegjësi e tyre. Ndërkaq të tjerët e aprovuan pa asnjë vërejtje rendin e ditës”, tha Mustafa.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.