☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,765 ▲2.23%
DOW 47,727 ▲2.45%
NASDAQ 22,606 ▲2.67%
NAFTA 96.18 ▼14.85%
ARI 4,779 ▲2.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,233 ▲ +4.58% ETH $2,213 ▲ +6.51% XRP $1.3543 ▲ +4.2% SOL $83.1900 ▲ +5.57%
S&P 500 6,765 ▲2.23 % DOW 47,727 ▲2.45 % NASDAQ 22,606 ▲2.67 % NAFTA 96.18 ▼14.85 % ARI 4,779 ▲2.01 % S&P 500 6,765 ▲2.23 % DOW 47,727 ▲2.45 % NASDAQ 22,606 ▲2.67 % NAFTA 96.18 ▼14.85 % ARI 4,779 ▲2.01 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kosova

Mustafa: Vrasja e avokat Bajram Kelmendit dhe dy djemve të tij, ndër krimet më mizore të Serbisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar veprimtarin e shquar shqiptar, avokatin Bajram Kelmendi dhe dy bijtë e tij, Kastriotin e Kushtrimin, të vrarë 17 vjet më parë nga forcat serbe.

Në një postim në rrjetin social Faceboo, kryeministri Mustafa shkruan se “një ndër krimet më mizore dhe më të rënda që forcat e Serbisë kryen në Kosovë ishte vrasja brutale, 17 vjet më parë, e avokatit dhe veprimtarit të shquar shqiptar, Bajram Kelmendit dhe dy bijve të tij, Kastriotit dhe Kushtrimit. Ditën kur NATO filloi bombardimet, forcat e Serbisë ia mësynë shtëpisë së Bajram Kelmendit, i cili si avokat i jashtëzakonshëm dhe aktivist i të drejtave të njeriut, kishte më shumë zotësi dhe vullnet se kushdo tjetër që të vërtetonte para drejtësisë ndërkombëtare krimet monstruoze të regjimit të Millosheviqit në Kosovë. Bajrami, Kastrioti dhe Kushtrimi ishin ndër viktimat e para të hakmarrjes së regjimit të Serbisë pas nisjes së bombardimeve të NATO-s, humbja e të cilëve lëndoi zemrat e të gjithë popullit të Kosovës. Kosova edhe sot ndjen dhembje të madhe për vrasjen e Bajram Kelmendit dhe dy bijve të tij. Republika e Kosovës do t’i nderojë përjetë martirët e saj, të cilët dhanë jetën për lirinë e vendit tonë”./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.