Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.43 ▲3.2%
ARI 4,745 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $70,823 ▼ -0.95% ETH $2,178 ▼ -2.93% XRP $1.3291 ▼ -3.35% SOL $81.8500 ▼ -3.48%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.43 ▲3.2 % ARI 4,745 ▼0.67 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.43 ▲3.2 % ARI 4,745 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Ekspozita

“Muzeu i Memories”, imazhe, foto dhe një histori e së kaluarës

Muzeu1-660x286Ekspozitë me foto të zgjedhura nga “Muzeu i Memories”,është një projekt i ideuar dhe realizuar nga Instituti Shqiptar i Studimeve Politike dhe i mbështetur nga Ministria e Kulturës për ndërtimin e një muzeu virtual, në kujtim të krimeve dhe viktimave të komunizmit dhe titullohet muzeuimemories.com.

Ky projekt i përgjigjet nevojës për të nderuar dhe memorializuar viktimat e krimeve të komunizmit dhe nevojës për të informuar brezin e ri dhe shqiptarët që jetojnë në emigracion me krimet,dënimet,apo burgjet e diktaturës komunistë në Shqipëri. Ky projekt është drejtuar nga Prof.As. Afrim Krasniqi, kurator i Muzeut Ark. Migen Qiraxhi dhe  ekspert për të dhënat historike, Lazër Stani. Diktatura vjen në shifra, imazhe e detaje. Për të gjithë ata që nuk e njohën, e për të gjithë ata që e harruan.

Një muze online, i quajtur i memories, ai kujtesës, rifreskon të dhënat mbi atë se çfarë ndodhi në Shqipërinë komuniste. Në faqen online ofrohen të dhëna të ndryshme, sipas nënndarjeve  si: “Shqipëria në burg”, “Një ditë në komunizëm”, “Qëndresa antikomuniste”, “Gjyqet speciale dhe ushtarake”, “Stalinizmi në Shqipëri”, “Torturat”, “Gra, të dënuara e internuara”, “Artistë, të dënuar e të internuar”, “Religjioni”, “Vetizolimi”, “Punë të detyruara dhe veprat”, “Diktatori dhe bijtë e tij”, “Revoltat” dhe mbyllet me “20 shkurtin e vitit 1991″, kohë kur diktatura filloi të shpërbëhej.  Foto, të dhëna në shifra, që përmes statistikave janë informacionet bazë mbi ngjarjet kryesore të asaj periudhe, duke mos lënë jashtë vëmendjes, ish-bllokun, parajsën e parisë që ruhej me vetëmohim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.