Ekonomia

Në Ditën Kombëtare të Shqipërisë, Expo Milano flet shqip

Shqipëria ka organizuar Ditën Kombëtare në Expo Milano. Dita Kombëtare është eventi kryesor që shtetet organizojnë në Expo, ku e gjithë vëmendja përqendrohet tek promovimi i vendit në aspekte të ndryshme që përfshijne kulturën, historinë, traditën, muzikën dhe folklorin, kulinarinë dhe atraksionet turstike e natyrore.

Dita Kombëtare e Shqipërisë u caktua në datën 19 tetor, me rastin e Ditës së Lumturimit të Nënë Terezës që është figura më përfaqësuese e Shqipërisë në botë.

Delegacioni zyrtar, i kryesuar nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj, në të cilin merrte pjesë dhe Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, mori pjesë në ceremoninë zyrtare.

Në fjalën e hapjes me rastin e Ditës së Shqipërisë, Ministri Ahmetaj tha se “pjesëmarrja në Expo është një mundësi shumë e mirë për prezantimin e vendeve. Edhe Shqipëria është munduar të promovojë vlerat e saj qoftë në aspektin e traditës, kulturës, kulinarisë që kanë qenë elementët ku është fokusuar këtë vit Expo Milano, por edhe si një destinacion atraktiv për turizmin”.

Ministri bëri një prezantim të performancës ekonomike të vendit, klimën e biznesit, mundësitë për investime dhe lehtësitë që Shqipëria ofron në këtë drejtim, duke venë një theks të veçantë tek turizmi për shkak të natyrës së bukur, mikpritjes shqiptare, ushqimit bio dhe çmimeve ekonomike.

Ai promovoi edhe turizmin historik e kulturor, ekoturizmin, turizmin e aventurës apo agroturizmin, si pjesë e ofertës turistike të vendit tonë. Ministri falenderoi Kryekomisarin e Përgjithshëm të Expo, z. Bruno Pasqua për mbështetjen ndaj pavionit shqiptar si dhe të pranishmit ne ceremoni.

Ministri Ahmetaj gjithashtu firmosi Kartën e Milanos, me anë të së cilës firmëtarët angazhohen të ndërmarrin nisma konkrete dhe të vendosura në kuadër të përmirësimit në menaxhimi dhe shpërndarjen racionale te burimeve natyrore.

Qëllimi i Kartës së Milanos është kërkimi i iniciativave të përbashkëta me qytetarët, anëtarët e shoqërisë civile, bizneset dhe institucionet për të siguruar që brezave të ardhshëm do t’u garantohet ushqim i mjaftueshëm, i shëndetshëm dhe i sigurt.

Për këtë arsye firmëtarët sugjerojnë që e drejta për ushqim të konsiderohet si një e drejtë themelore e njeriut dhe se principet e prezantuara në Kartën e Milanos do të konsiderohen praktika të përbashkëta të komunitetit.

Dita Kombëtare e Shqipërisë u shoqërua me një interes të jashtëzakonshëm vizitorësh në pavion dhe një sërë aktivitetesh promovuese.

Expo 2015 është një Ekspozitë Universale me natyr jo komerciale, pra nuk është një Panair sipas përkufizimit tradicional.

Expo Milano 2015 (nga 1 maji deri më 31 tetor) thyen rekordin me mbi 20 milionë vizitorë; ndërkohë që vetëm në dy muajt e fundit Pavijoni i Shqipërisë është vizituar nga mbi 15 mijë vizitorë në muaj, të cilët kanë admiruar përzgjedhjen artistike të Shqipërisë në Expo 2015.

Gjatë këtyre gjashtë muajve janë organizuar një sërë evenimentesh, show kulinar, takime biznesi nën kujdesin e Ministrise se Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtis dhe Siprmarrjes, CELIM, AIDA, Ministrisë së Bujqësisë dhe Ministrisë së Kulturs.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button