Kronika

Naço: Reforma në drejtësi do të flasë me gjuhën e Brukselit

Në-analizën-300-ditore-të-punës-së-qeverisë-Foto-Florian-Abazaj-91-525x350 “Reforma në drejtësi do të ecë dhe do të flasë me gjuhën e Brukselit”, theksoi të hënën ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, gjatë raportimit të 300 ditëve të para të qeverisjes.
Ministri Naço duke folur për punën e bërë nga qeveria dhe ministria e Drejtësisë në 300 ditët e para të qeverisjes tha se “që në ditët e para të qeverisjes reformat në sistemin e drejtësisë, ishte prioriteti ynë , me qëllim konsolidimin dhe sundimin e ligjit, forcimin e pavarësisë, paanshmërisë dhe profesionalizmit në sistemin e drejtësisë shqiptare në mënyrë që gjyqtarët të mos mbahen peng i zvarritjes të pajustifkuar nga ana e gjykatës”.
“Gjatë 300 ditëve kemi kërkuar procedim disiplinor për rreth 20 gjyqtarë, ku pjesa më e madhe në masën e shkarkimit nga detyra, aq sa nuk është kërkuar për 8 vitet e fundit, që gjyqtarët t’i përdorin duart vetëm për çekiçin e drejtësisë dhe të mos guxojnë t’i fusin ato në duart e qytetarëve” .
Ne, vijoi Naço, u zotuam se do luftojmë fenomenin negativ të korruspionit në 300 ditë, ne morëm iniciativën duke mbajtur premtimet tona, miratuam paketën ligjore antikorruspion duke bërë ndryshimet përkatëse në kodin e procedurës penale duke klasifikuar korrupsionin si krim të rëndë, kur ai kryhet nga zyrtarë të lartë, gjyqtarë, prokurorë dhe përcaktuam në këto raste do të gjykohen nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
“Ne realizuam dhe ndryshuam ligjin antimafia, me qëllim sekuestrim apo konfiskimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale. Ne jemi të vendosur që luftën ndaj korruspionit ta fillojmë nga gjyqësori, kemi treguar rezultate konkrete , dy gyqtarë janë sot të arrestuar për veprat penale të korrupsionit, ndërsa tre të tjerë po hetohen për fshehje të pasurisë miliona euro”.
Ministri Naço u shpreh se “u zotuam para shqiptarëve se do të realizonim një proces skanimi të plotë transparent e të gjithë vendimmarrjes në gjithë procesin e kthimit të pronës për t’i hapur rrugë zgjidhjes përfundimtare të kësaj çështje në Shqipëri, e cila nuk është e zgjidhur prej 21 vjetësh”.
“Në shtator 2013 sistemi i aplikimit elektronik të subjekteve ishin shtrië në 5 zyra vendore të regjistrimit te pasurive të paluajsthsme ne premtimin shtrirjen e këtij sistemi në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Në 300 ditët e qeverisjes , aplikimi elektronik u realizua në 70 zyra të regjistrimit te pasurive të paluajtshme dhe deri në fund të vitit ai do të shtruihet në 35 zyra vendore, kjo do sjellë transparencë, besueshmëri të publikut dhe shërbimeve të tij”, nënvizoi Naço.
Ai bëri të ditur se me financimin e Bankës Botërore 7 vjet më parë filloi zbatimin projekti për regjistrimin fillestar të pasurive të paluajtshme, në 6 vitet e kaluara regjistrimi fillestar kishte përfunduar në 160 mijë pasuri , për 300 ditët e para të qeverisjes regjistrimi fillestar ka përfunduar në 320 mijë pasuri , ç’ka do të thotë më shumë transparencë efektivitet dhe siguri për shtetasit që gëzojnë një titull pronësie.
Ministri Naço tha gjithashtu se “në këto 300 ditë ne përmirësuam regjistrin dixhital të noterisë përmes sistemit “One stop shop”. U rrit transparenca e sherbimit noterial duke shmangur fenomenet korruptive në këtë sistem”.
“Ne u zotuam para shqiptarëve për një sistem drejtësie më transparent, në këto 300 ditë bashkëpunuam me projektin “Just” të USAID dhe kemi pasuruar sistemin elektronik të menaxhimit të çështjeve gjyqësore. Sot kemi sistemin audio në 24 gjykata, nga 30 të mundshme , 110 salla gjykimi, trajnuam 240 gjyqtarë dhe 372 punonjës të administratës gjyqësore dhe do të vazhdojmë të modernizojmë sistemin gjyqësor në shërbim të qytetarëve”, përfundoi ministri Naço

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button