☁️
Tiranë 15°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 100.90 ▲1.26%
ARI 4,598 ▲1.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $68,070 ▲ +2.08% ETH $2,079 ▲ +4.32% XRP $1.3540 ▲ +1.87% SOL $84.7600 ▲ +3.24%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 100.90 ▲1.26 % ARI 4,598 ▲1.63 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 100.90 ▲1.26 % ARI 4,598 ▲1.63 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

Naço: Vlerësim ekspertizës spanjolle gjatë misionit EURALIUS 3

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, ka pritur në një takim Ambasadoren e Spanjës, Silvia Cortés Martín 

10246594_925124834172563_6962430795986239684_nMinistri Naço i ka uruar ambasadores Martín suksese të mëtejshme në detyrën e saj, ndërsa ka shprehur angazhimin e tij në drejtim të thellimit të marrëdhënieve dypalëshe.

Prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë në kuadër të reformave të ndërmarra në përmirësimin e sistemit të drejtësisë, si dhe mundësitë për krijimin e një programi bashkëpunimi me Spanjën, në kuadër të forcimit të sistemit të drejtësisë, ishin temë qëndrore e takimit.

Ministri i Drejtësisë, z. Nasip Naço ka pritur në një takim Ambasadoren e Spanjës Znj. Silvia Cortés Martín
Ministri i Drejtësisë, z. Nasip Naço ka pritur në një takim Ambasadoren e Spanjës Znj. Silvia Cortés Martín

Bashkëbiseduesit janë ndalur edhe në një analizim të projekteve të realizuara, si dhe janë shprehur mbi pritshmëritë e bashkëpunimit në fushat me interes të ndërsjelltë, për të cilat ambasadorja Martin ka garantuar se do të kenë mbështetjen maksimale nga shteti spanjoll.

Ministri Naço ka vlerësuar ekspertizën e dhënë nga pala spanjolle gjatë misionit EURALIUS 3, ndërsa është shprehur se e mirëpret çdo mbështetje të mëtëjshme të shtetit spanjoll, në drejtim të thellimit të reformave në sistemin e drejtësisë.

Gjatë diskutimit është folur edhe mbi ndërmarrjen e projekteve të përbashkëta në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ku padyshim që shkëmbimi i eksperiencës mes ekspertëve të të dyja vendeve do të ishte me mjaft interes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.