Nations League, Liga C/ Maran: Menaxhuam rezultatin, Finlanda ishte me fat që mundi San Marinon me goleadë!
Rolando Maran pranoi në fund të ndeshjes se Shqipëria pas pjesës së parë kishte administruar avantazhin. Trajneri italian është optimist për fitoren e arritur në Serravalle dhe pohoi se skuadra e tij edhe pse nuk është e një niveli të lartë do të tentojë që të luajë gjithmonë në sulm.
“Pas pjesës së parë kemi menaxhuar rezultatin. Kemi një ndeshje tjetër pas pak ditësh dhe disa lojtarë them se u kursyen. Unë mundohem të bëj lojë sulmuese”, pohoi trajneri italian.
I pyetur nëse Shqipëria mund të kishte tentuar një fitore më të thellë ashtu siç bëri edhe Finlanda pak ditë më parë, Maran tha: “Edhe Finlanda nuk kishte një ndeshje të lehtë me San Marinon. Ata fitonin 3-0 deri në minutën e 50-të, por pasi ekipi rival mbeti me një lojtar më pak ata përfituan për të shënuar edhe më shumë gola”. A.V.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.