🌫️
Tiranë 13°C · Mjegull 25 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 92.44 ▼2.29%
ARI 4,321 ▲0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $83,815 ▼ -0.8% ETH $2,681 ▼ -0.36% XRP $1.5555 ▲ +1.05% SOL $120.9200 ▲ +3.25%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.44 ▼2.29 % ARI 4,321 ▲0.52 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.44 ▼2.29 % ARI 4,321 ▲0.52 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
25 Sht 2026
Breaking
Boterori

Nations league/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë ë

Bjellorusia është kundërshtari i parë i kombëtares në këtë sezon të ri të Nations League.

Trajneri Goncharenko në konferencën për shtyp foli në prag të sfidës me kuqezinjtë duke nisur gjithçka me gjendjen e futbollistëve të tij.

‘Do të thosha se kemi pasur një atmosferë shumë pozitive dhe plot energji gjatë gjithë grumbullimit. Kjo vlen si për stërvitjen, ashtu edhe për seancat teorike dhe komunikimin brenda ekipit. Lojtarët kanë një qasje me tregojnë përgjegjësi të lartë si në stërvitje, ashtu edhe në procesin e rikuperimit. Ata po bëjnë gjithçka që munden për të luajtur mirë në ndeshjet në vijim”,tha Goncharenko.

Trajneri bjellorus thirri në skuadër edhe 3 futbollistë që nuk ishin në listën fillestare me Goncharenkon që theksoi se formati i ri kushtëzoi këtë vendim të tij.

‘Nëse do të kishim dy ndeshje, siç ndodh zakonisht, për shembull në qershor ose mars, atëherë ndoshta do të na duhej një skuadër më e vogël. Duke marrë parasysh se tani kemi katër ndeshje, të cilat do të luhen brenda një periudhe të shkurtër kohore, na duhet një skuadër më e zgjeruar. Në rast dëmtimesh apo pezullimesh, është e rëndësishme të kemi mjaftueshëm lojtarë gati për të zbritur në fushë në ndeshjet e ardhshme. Prandaj, kemi vendosur të përfshijmë 23 lojtarë fushe dhe tre portierë në këtë grumbullim”, shtoi trajneri Bjellorus.

Përsa i përket formacionit që do të hedhë në fushë kundër Kombëtares shqiptare, Goncharenko pohoi se i ka idetë e qarta.

‘Sigurisht që i kam idetë e qarta. Një formacion i caktuar fillon të kristalizohet gjatë ndeshjeve të para, kur fillon t’i vëzhgosh lojtarët dhe të analizosh aspekte të ndryshme. Më pas, marrim parasysh dëmtimet, kush është i pranishëm në grumbullim, e kështu me radhë. Sigurisht, kjo është kryesisht një punë e brendshme e ekipit. Por ne duhet të nxjerrim përfundime të caktuara dhe t’ua komunikojmë ato lojtarëve. Kjo është e nevojshme, para së gjithash, për vetë ekipin”,tha Goncharencho.

Trajneri i Bjellorusisë më pas vuri në dukje se ajo që ka rëndësi për skuadrën e tij është që të tregojë më të mirën e saj.

‘Qëllimi i gjithë këtij grumbullimi dhe i ndeshjeve të para është të tregojmë më të mirën tonë. Të flasësh për atë që duam të arrijmë pas ndeshjes së parë apo të tretë, ndoshta nuk është e drejtë. Synimi ynë është të luajmë sa më mirë në të gjitha ndeshjet e ardhshme. Kjo vlen si për ekipin në tërësi, ashtu edhe për çdo lojtar individualisht. Duhet të ruajmë një nivel të mirë loje që nga minutat e para të ndeshjes. Njëkohësisht, është e rëndësishme që lojtarët që hyjnë si zëvendësues ta forcojnë gjithashtu ekipin. Një organikë e gjerë na mundëson pikërisht këtë”, përfundoi Goncharenko.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.