Kronika
NATO, nga Artur Kuko te Visho Ajazi Lika, ‘odiseja’ e ambasadorëve
Propozimi i Kryeministrit Edi Rama për të emëruar Visho Ajazi Likën si ambasador të Shqipërisë në NATO ishte surpriza më e madhe për jo vetëm për politikën e nivelit të lartë, por edhe për qytetarët e zakonshëm.
Aktualisht në NATO janë 29 ambasadorë nga po aq vende pjesëmarrëse, ku nëntë prej tyre janë femra. Kryesisht, janë ambasadorë me të kaluar “civile”, dhe diplomuar apo master në Shkenca Politike, Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Çështjet e Sigurisë.Por, kë do të pasojë Visho Ajazi Lika në detyrën e ambasadorit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut Verior, atje ku ajo bën pjesë zyrtarisht nga viti 2008?
Ambasadori aktual i Shqipërisë është Leonard Demi nga viti 2014, njëherësh i dyti në këtë detyrë, pas Artur Kukos (2009-2014).
Artur Kuko (55 vjeç), ambasadori i parë i përhershëm i Shqipërisë në NATO, i diplomuar për Shkenca Politike (1985) dhe master në Marrëdhëniet Ndërkombëtare (1986) ishte më parë Kreu i Misionit Shqiptar në NATO (1997-2000), përpara se ata merrte nëntë vite më pas detyrën e Ambasadorit në NATO (2009).Kuko kishte mbuluar edhe detyra të tjera si kreu i misionit të Shqipërisë në Bashkimin Europian (1992-1997) dhe përfaqësues i Shqipërisë në Këshillimin e Kooperimit të Atlantikut Verior (1992-1997); kreu i misionit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, si dhe Ambasador i Shqipërisë në Belgjikë dhe Luksemburg.
Leonard Demi është i diplomuar për Letërsi dhe Gjuhë Shqipe (1986) dhe doktoraturë për Studime në Filologjinë Shqiptare (1992). Më pas, Demi ka ndjekur në Universitetin Xhorxh Uashington (1993-1994): Politika e Jashtme dhe e Sigurisë, dhe në Kanada (Naval Postgraduate School) për Çështjet e Sigurisë Kombëtare. Ish-deputet i Partisë Demokratike.Përveç ambasadorëve të përhershëm në NATO, Shqipëria përfaqësohet edhe në nivel ushtarak. Të tillë kanë qenë dhe janë Gjeneral Major Arian Zaimi, Gjeneral Major Jeronim Bazo, Gjeneral Major Qemal Shkurt dhe Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku.