Europa
NATO: Rusia të tërheqë të gjitha forcat nga lindja e Ukrainës
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i kërkoi sot Rusisë të tërheqës të gjitha forcat nga lindja e Ukrainës dhe të ndërpresë mbështetjen për separatistët.
“I kërkoj Rusisë të tërheqë të gjitha forcat nga lindja e Ukrainës, të ndërpresë çdo mbështetje për separatistët dhe të respektojë marrëveshjen e Minskut për armëpushimin”, deklaroi ai në kuadër të një takimi jo zyrtar të ministrave evropianë të Mbrojtjes në Riga.