☁️
Tiranë 9°C · Vranët 16 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 95.14 ▲1.75%
ARI 5,014 ▲0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $74,717 ▲ +3.04% ETH $2,354 ▲ +8.63% XRP $1.5476 ▲ +7.16% SOL $96.0000 ▲ +4.56%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.14 ▲1.75 % ARI 5,014 ▲0.23 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.14 ▲1.75 % ARI 5,014 ▲0.23 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Kosova

LDK merr Kryeministrinë – 8 Ministri PDK, 7 LDK, 4 minoritetet

Definitivisht, LDK do ta marrë Kryeministrinë. Ministri të reja nuk do të krijohen. PDK merr 8 ministri, LDK 7 sosh, ndërkaq 4 ministri do t’i marrin minoritetet.

ndahet-ldquo-kula-ccedil-i-rdquo-kryeministri-i-takon-ldk-s-euml-ja-emrat-e-ministrave_hdPartnerët e koalicionit të ri qeverisës, PDK dhe LDK, ende nuk kanë arritur ta finalizojnë marrëveshjen e arritur mes liderëve të dy partive natën e 19 nëntorit në Presidencë. Kjo edhe ka shtyrë krijimin e institucioneve edhe për një javë.

Megjithatë, sipas burimeve të Gazetës Express, partitë janë marrë vesh për ndarjen e ministrive të mëdha, dhe ç’është më e rëndësishmja kanë rënë dakord për Kryeministrinë.

Një zyrtar i lartë, i përfshirë në grupet për harmonizim programesh, tha se, përveç Kryeministrisë, LDK do të marrë edhe Ministrinë e Financave dhe atë të Shëndetësisë. PDK, ndërkaq, do ta mbajë edhe më tutje Ministrinë e Arsimit dhe atë të Punëve të Brendshme.

I njëjti burim ka saktësuar se Avdullah Hoti, nënkryetari i dikurshëm i Komunës së Prishtinës, do të emërohet Ministër i Financave nga LDK, kurse nënkryetarja aktuale e LDK-së, Teuta Sahatçiu shkon në Ministrinë e Shëndetësisë.

“Nga PDK-ja dihet që ministër i ri do të jetë Bekim Çollaku, deri tash shef i stafit të Kryeministrit”, ka thënë burimi.

“Çollaku do të jetë Ministër i Integrimeve”, ka saktësuar ai.

Post ministror do të marrin edhe Skënder Hyseni i LDK-së, Bajram Geci – po ashtu.

Burimi përmend edhe deputetin Arben Gashi në “listën ministrave të LDK-së”.

Ministria e FSK-së, sipas gjitha gjasave, do t’i mbetet PDK-së.

“Si zakonisht, nëse kjo Ministri i mbetet PDK-së, Agim Çeku do të jetë ministër”.

Minoritetet edhe më tutje do të mbajnë Ministrinë e Kthimit dhe atë të Mirëqenies Sociale.

“Ministria e Pushtetit Lokal ka mundësi që i jepet partnerëve nga minoritete jo-serbe”, tha burimi.

Për Ministrinë e Bujqësisë përmendet Margarita Kadriu, nënkryetarja aktuale e PDK-së.

Blerand Stavileci dhe Memli Krasniqi, sipas gjitha gjasave, do të jenë në “vijën e parë të frontit” – në Parlament.

“Blerand Stavileci është i pesti në listën e pritjes për deputetë. Sipas rregullores, ata që bëhen ministra, japin dorëheqje prej deputetit. Kështu që Stevileci do të jetë i pranishëm në legjislaturën aktuale, për herë të parë”.

Gjatë dy viteve të ardhshme, po në Parlament do të jetë edhe kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi.

“Thaçi mbetet në Parlament, me shpresën se pas dy vitesh shkon në Presidencë”, tha një zyrtar i PDK-së në kushte anonimiteti.
Në Qeveri, ndërkaq, mbeten dy prej njerëzve të afërt të tij, Hajredin Kuçi e Enver Hoxhaj.

“Posti i Zëvendëskryeministrit do të ndahet mes tyre”, tha ai.

Ndërkohë, zyrtarisht zyrtarët e asnjërës parti nuk kanë dashur të flasin për ndarjen e ministrive, e as për emrat e ministrave të rinj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.