Politika

Ndarja administrative – bashkia Tiranë me 14 njësi vendore

tirana-525x350Ndarja e re administrative parashikon që organizimi administrativo-territorial i bashkisë Tiranë të bëhet duke bashkuar këtë bashki dhe 11 njësitë e saj bashkiake, me 13 komunat ekzistuese.
Bashkia e re Tiranë propozohet të përfshijë 14 njësi vendore aktuale. Ligji i vitit 2000 ‘për organizimin dhe funksionimin e Bashkisë Tiranë parashikon që 11 njësitë bashkiake të kenë organet e tyre të zgjedhura në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Mbajtja nga njëra anë e një sistemi me zgjedhje të drejtpërdrejta të kryetarit dhe këshillave të 11 njësive bashkiake të bashkisë Tiranë është evidentuar ndër vite të jetë problematik dhe disfunksional për administrimin si një të tërë të qytetit, si dhe përfshirja e 13 njësive të reja administrative pa organe të zgjedhura drejtpërdrejtë (kur bashkohen me bashkinë Tiranë), do të krijonte pabarazi midis njësive administrative përbërëse dhe problematike në organizimin dhe funksionimin e bashkisë së re të Tiranës. Për të evituar këtë problematikë dhe për të garantuar një status të barabartë midis njësive administrative dhe përbërëse, propozhet që ligji i vitit 2000 për funksionimin e bashkisë Tiranë, që parashikon organizimin dhe funksionimin me 11 njësitë bashkiake, me organe të zgjedhura drejtpërdrejtë, të shfuqizohet.
Në këtë situatë 11 njësitë bashkiake ekzistuese në këtë bashki dhe 13 komunat që i bashkohen asaj do të konsiderohen me ligj nëndarje të Bashkisë, me emërtimin si njësi administrative dhe të barabarta në statusin e tyre.
Nenet 3 dhe 4 të ligjit ‘për ndarjen e re administrative’ specifikojnë dispozitat që parashikojnë se organet e zgjedhura të njësive të qeverisjes vendore ekzistuese, vijojnë mandatin 4 vjeçar pa ndërprerje deri në përfundimin e tij sipas legjislacionit në fuqi për zgjedhjet vendore. Në këtë aspekt ndarja e re territoriale do t’i shtrijë efektet me zgjedhjet e reja vendore, dhe nuk cënon mandatet aktuale të të zgjedhurve vendorë.
Ligji i ri nuk parashikon të sjellë asnjë efekt financiar shtesë për buxhetin e vitit 2014, ndërsa rregullimi i buxheteve vendore për vitin 2015 do të rregullohet me ligjin e buxhetit të shtetit, duke konsideruar faktin se në mesin e vitit 2015 do të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme vendore dhe pas tyre do të kemi një konfigurim të ri të njësive vemndore dhe për pasojë dhe buxhete të reja.
Gjithashtu, reforma e re territoriale parashikon që duke filluar nga viti 2016 buxhetete vendore pritet të jenë me efekte pozitive si pasojë e administrimit të mirë dhe racionalizmit të kostove të personelit dhe atyre operative. Ky efefekt financiar pozitiv parashikohet të arrijë shumat nga 3 deri në 6 miliardë lekë në një vit buxhetor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button