
Luftoi me kurajo, dinjitet, pa u shkeputur deri ne kufijte e te pamundures nga profesioni i tij i veshtire, deri me sot. Ngushellimet me te thella per kete humbje te madhe per te gjithe. Do ta kujtojme gjithmone ashtu sic ai ishte perhere”.
Profesor Sallaku sapo ishte rikthyer në krye të detyrës, pas muajsh mungesë dhe u besua se ia kishte dalë të mposhtte sëmundjen e mundimshme. Qeveria kishte dhënë një fond për të mbuluar pjesërisht kurimin e mjekut të QSUT-së, Agim Sallaku. Ai prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, dhe ka pasur edhe një kurim disa mujor në Turqi. Qeveria kishte akorduar një fond prej 2 milionë e 500 mijë lekësh të reja.
Por kush është Agim Sallaku? Dr. Agim Sallaku, Prof.Asc., është lindur në Tiranë në vitin 1956. Shkollën 8-vjeçare dhe të mesme e ka ndjekur në këtë qytet ku edhe është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, si mjek i përgjithshëm, në vitin 1981.
Në Dhjetor të po këtij viti u emërua mjek pranë Departamentit të Radioterapisë në Shërbimin e Onkologjisë. Formimin profesional e ka vijuar me ndjekjen e studimeve pas universitare duke i bashkëngjitur dhe mbrojtjen e gjuhëve të huaja sipas kërkesave të kohës. Në vitin 1990 mori detyrën e Shefit të Departamentit të Radioterapisë dhe prej vitit 1992 e në vazhdim ka kryer një sërë kursesh specializimi në fushën e radioterapisë onkologjike në shtete të ndryshme. Prof.Asc. Agim Sallaku mban gradën Doktor i Shkencave prej vitit 1997 dhe titullin Profesor i Asociuar (2009), ndërkohë është në proces mbrojtjeje të titullit Profesor Doktor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.