Politika

Ndarja e re, zbardhen përgjigjet: Dy qarqet, Kukës dhe Lezhë, shprehen kundër 5 varianteve

Shqiperia-me-39-rajone-154x320158 kryetarë të bashkive dhe komunave, si dhe këshilla të bashkive dhe të komunave janë pro variantit të propozuar 39/47

56 kryetarë të bashkive dhe komunave si dhe këshilla të bashkive dhe të komunave, kundër variantit të propozuar 39/47

41 kryetarë të bashkive dhe komunave, si dhe këshilla të bashkive dhe të komunave, mbështesin në parim variantin me mbi 60 njësi

56 kryetarë të bashkive dhe komunave, si dhe këshilla të bashkive dhe të komunave janë shprehur kundër variantit të propozuar

73 kryetarë të bashkive dhe komunave, si dhe këshilla të bashkive dhe të komunave janë kundër variantit 39/47, pa dhënë asnjë lloj argumenti

31 korrik

Harta e re me 61 njësi vendore do të votohet në Parlamentin shqiptar më datën 31 korrik, një ditë përpara mbylljes së sesionit kuvendor

1-  Protestat e para të organizuara kundër ndarjes janë organizuar nga drejtuesit lokalë të PD-së

2-  Gjeografia e kontestimeve shtrihet pothuajse në të gjithë Shqipërinë, që nga Shkodra e deri në Vlorë

Raporti

Të zgjedhurit e PD-së, në njësitë vendore, të ndarë në pro e kundër hartës

Qeveria ka paraqitur një relacion të detajuar mbi bashkitë dhe komunat që janë pro dhe kundër ndarjes së re territoriale administrative. Në relacionin e paraqitur në formë raporti në komisionin e posaçëm parlamentar, rezulton se vetëm drejtuesit lokal të Qarkut të Kukësit dhe Lezhës janë shprehur në shumicë kundër hartës së re territoriale. “Deri më datë 18.7.2014, nga totali prej 373 bashkish dhe komunash, kanë kthyer përgjigje 282 NJQV ose 75% e numrit të përgjithshëm të bashkive dhe komunave në vend, në emër të të cilave janë shprehur ose kryetari i njësisë vendore ose këshilli, ose të dyja organet së bashku. Gjithsej janë 384 përgjigje zyrtare të ardhura nga 259 kryetarë bashkish dhe komunash, si dhe nga 125 këshilla të bashkive dhe komunave. Pra gjithsej kanë shprehur mendimin zyrtar 51% e totalit të organeve përfaqësuese dhe ekzekutive të bashkive dhe komunave në vend”, thuhet në relacionin e qeverisë, i firmosur nga ministri i Çështjeve Vendore, Bledi Çuçi. Ndërsa e veçanta është se të zgjedhurit e PD-së në bashki dhe komuna kanë qenë të ndarë lidhur me faktin se duhet të realizohet një reformë e tillë. Sipas grafikut të raportit përcaktohet se përgjigjet pro dhe kundër janë pothuajse të barabarta. Në vlerësimin përfundimtar sipas kategorizimit më sipër të mendimeve të ardhura, statistikat përmbledhëse të mendimeve të ardhura nga organet e Njësive të Qeverisjes Vendore, klasifikohen si më poshtë: “255 përgjigje të kryetarëve të bashkive dhe komunave si dhe këshillave të bashkive dhe të komunave (ose 66,5% e totalit të përgjigjeve të ardhura) konsiderohen si mendime pro. Nga të cilat, 158 shprehen pro që në fillim, 55 konsiderohen pro pas marrjes në konsideratë të argumenteve të tyre dhe 41 konsiderohen pro në mbështetje të reformës; 129 përgjigje të kryetarëve të bashkive dhe komunave si dhe këshillave të bashkive dhe të komunave (ose 33,5% e totalit të përgjigjeve të ardhura) konsiderohen si mendime kundër. Nga të cilat 56 përgjigje me argumente të bazuara. Ndërsa 73 janë përgjigje që nuk kanë sjellë asnjë argument. Ministri i Çështjeve Vendore, deri në fazën finale të miratimit të hartës së re elektorale, ka bërë të ditur se ka kryer dhe sondazhe duke marrë mendimet e qytetarëve mbi domosdoshmërinë e kësaj reforme. Sipas relacionit, për marrjen e mendimeve të komunitetit është përdorur instrumenti i sondazhit kombëtar me një kampion prej 16000 të intervistuarish. Ky sondazh renditet si sondazhi më i madh kombëtar i kryer ndonjëherë në Shqipëri. “Rezultatet e sondazhit kombëtar raportojnë për një mbështetje të reformës administrativo-territoriale të mbi 50% të të anketuarve. Pyetjeve për propozimin konkret 39/47, shumica e të anketuarve u përgjigj pro mbështetjes së variantit me 39 zona funksionale”, thuhet në relacion. Pas mbylljes së këtij procesi, qeveria realizoi një tjetër ndërhyrje për hartën territoriale për ta konfiguruar atë me 61 bashki. Kjo për shkak të propozimit të bërë nga ana e Partisë Drejtësi, Unitet dhe Integrim, të cilat nga qeveria u cilësuan si tepër racionale.

Kaçaj

Kjo është e qëllimshme dhe ne e kundërshtojmë me forcë. Kjo është në dëm të zhvillimit të turizmit dhe të banorëve të Shëngjinit

Pojan

Banorët e Komunës së Pojanit kanë nisur protestat kundër ndarjes së re territoriale, duke paralajmëruar bojkotimin e zgjedhjeve vendore

Meminaj

Jemi kundër ndarjes së propozuar nga dyshja Rama-Kokëdhima për interesa personale, bie ndesh me interesat e himarjotëve

Çobaj

Është bërë një masakër e vërtetë sidomos për Shkodrën. Është zhdukur si etnitet me një të rënë të lapsit Velipoja

 

Protestat

Shkodër, bllokohet rruga nacionale me Tiranën. Pojan, banorët duan ndarjen e kohës së Zogut

Kaçaj i Shëngjinit kundërshton hartën: Të ndarë nga Lezha

Shëngjin

Harta e re territoriale, e cila parashikon bashkimin e Lezhës dhe Shëngjinit në një njësi, ka sjellë reagimin e kreut të Komunës së Shëngjinit, Salvador Kaçaj, i cili e quan tërësisht të pakuptimtë, madje edhe të qëllimshëm. “Mendojmë se është e pakuptimtë shkrirja e Shëngjinit. Kjo komunë, me një histori kaq të lashtë dhe një popullsi të konsiderueshme për të qenë bashki, nuk duhet t’i bashkëngjitet Lezhës. Ndërkohë që Shëngjini i jep shtetit me qindra mijë euro dhe është një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit shqiptar”, u shpreh Kaçaj. Ai tha se Shëngjini duhet të shpallet bashki më vete dhe as që duhej menduar bashkimi me qytetin e Lezhës. “Kjo është e qëllimshme dhe ne e kundërshtojmë me forcë. Kjo është në dëm të zhvillimit të turizmit dhe të banorëve, sepse të ardhurat kryesore të Lezhës vijnë nga Shëngjini”, theksoi më tej kreu i Komunës së Shëngjinit. Në ditët në vijim, pritet që të mbahet një protestë kundër ndarjes.

Pojan

Edhe në Korçë banorët e Komunës së Pojanit kanë nisur protestat kundër ndarjes së re territoriale, duke paralajmëruar bojkotimin e zgjedhjeve të ardhshme vendore. Ata kanë protestuar kundër hartës së re territoriale, e cila e shkrin këtë komunë me Bashkinë e Maliqit. Dhjetëra banorë të fshatrave të kësaj komune janë grumbulluar dhe me parulla në duar kanë bllokuar rrugën te kryqëzimi i Pendavinjit, segment që lidh Pojanin me aksin nacional Korçë-Kapshticë. Banorët njëzëri e kanë konsideruar shkrirjen e kësaj komune si të padrejtë, duke deklaruar se do të vijojnë protestat. Komuna e Pojanit numëron rreth 18 500 banorë dhe është një prej komunave më të mëdha të Qarkut të Korçës. Protestat janë zhvilluar edhe në njësi të tjera vendore, kryesisht komuna dhe fshatra, të cilët kërkojnë autonomi vendore. Banorët janë shprehur kundër bashkimit me Maliqit, duke paraqitur si argument të tyre se Pojani ka ekzistuar si njësi më vete vendore që në kohën e mbretit Zog.

Vlorë

Qëndrimet kundër Reformës Territoriale kanë vijuar edhe dje në Qarkun e Vlorës, konkretisht për Himarën, ku kreu i PD-së, Moisi Meminaj, është shprehur se kjo njësi nuk është minoritare, por një komunitet dygjuhësh. Ai tha se reforma është në kundërshtim të plotë me ligjin, pasi po bëhet pa pyetur palët e interesuara sepse, pas saj, ka interesa të qarta korruptive. “Do të ketë një lëvizje qytetare kundër ndarjes së re territoriale të propozuar nga mazhoranca që bie ndesh me interesat e qytetarëve. Vetëm mendimi i qytetarëve nuk është marrë në konsideratë. Është marrë në konsideratë interesi i dyshes Rama-Meta. Jemi kundër ndarjes territoriale, propozuar në këtë rast nga dyshja Rama-Kokëdhima për interesa personale, bie ndesh me interesat e himarjotëve. Himara, të mbetet sikurse është, Himara ka qenë dhe mbetet shqiptare. Të qenët bilingualë nuk e tjetërson, Himara vetëm minoritet nuk është. Republika e Shqipërisë ka identifikuar zonat minoritare”, – tha Meminaj.

Shkodër

Kundërshtitë për reformën territoriale kanë nxjerrë në rrugë banorët e Shkodrës, duke protestuar për ndarjen në vetëm dy njësi vendore të të gjithë qarkut. Ata kanë bllokuar rrugën Shkodër – Tiranë dhe Shkodër – Velipojë, te Harku i Bërdicës. Në mbështetje të tyre, në këtë protestë ishin edhe kryetari i PD-së në Shkodër, Ramiz Çobaj, dhe kryetarët e komunave Postribë, Dajç dhe Bashkisë së Vaut të Dejës. Banorët e Nënshkodrës dhe Dukagjinit kërkojnë që secila nga këto zona të qëndrojë njësi më vete, për shkak të traditave të ndryshme që ato kanë sipas tyre. “Është bërë një masakër e vërtetë, sidomos për Shkodrën. Në Rrethin e Shkodrës janë lënë dy njësi vendore, duke mos marrë parasysh asnjë kriter, as kriterin gjeografik, as demografik, as kulturor. Është bërë që një nga maja e Dukagjinit të vijë të kërkojnë shërbim në qytetin e Shkodrës. Është zhdukur si etnitet me një të rënë të lapsit Velipoja, e cila ka një aktivitet biznesi pothuaj sa Saranda”, – tha Çobaj.

Orikumi

Kontestimi

Kreu i Këshillit të Bashkiak të Orikumit, Agim Begotaraj, tha se këshilltarët kanë firmosur një peticion drejtuar ministrit, në të cilin thuhet se, nëse vendoset që Orikumi t’i bashkohet Vlorës, atëherë do të ketë bojkot jo vetëm të këshillit bashkiak, por edhe të zgjedhjeve

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button