Ekonomia

Ndërmarrjet me ortakë të huaj, më shumë në Tiranë dhe Durrës

Në Shqipëri janë 5.245 ndërmarrje me pronarë apo bashkëpronarë të huaj, kryesisht në industrinë e fasonit, të pranishme që në fillimvitet 90-të e në vijim.

Sipas INSTAT, 5,6 % e tyre janë ndërmarrje me 50 e më shumë të punësuar dhe punësojnë 74,2 % të të punësuarve të ndërmarrjeve me pronësi të huaj e të përbashkët.

Ndërmarrjet e mëdha të këtij grupi ushtrojnë aktivitet ekonomik kryesisht në prodhim veshjesh e këpucësh, call center dhe aktivitete bankare. Pjesën kryesore e zënë ndërmarrjet e përbashkëta në industrinë e fasonit, ku kryesojnë partnerët nga Italia, Greqia, Gjermania, etj.

Qarqet e Tiranës dhe Durrësit kanë numrin më të lartë të ndërmarrjeve të përbashkëta, ku sipas llogaritjeve, arrin në 81,2 % të totalit të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta në vendin tonë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button