☁️
Tiranë 7°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.11 ▼1.45%
ARI 4,424 ▲1.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $68,985 ▼ -2.57% ETH $2,072 ▼ -3.5% XRP $1.3711 ▼ -2.2% SOL $86.7900 ▼ -4.48%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.11 ▼1.45 % ARI 4,424 ▲1.09 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.11 ▼1.45 % ARI 4,424 ▲1.09 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Ndërmarrjet shtetërore këtë vit paguan divident 6 herë më pak se më 2015

Ndërmarrjet në të cilat shteti është aksioner paguan këtë vit 6 herë më pak divident se më 2015. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave gjatë periudhës janar –nëntor 2016 u arkëtuan 84 milionë lekë, teksa një vit më parë të ardhurat nga divindenti i ndërmarrjeve me pronësi shtetërore ishin 523 milionë lekë.

Këtë vit pagatorët më të mëdhenj të dividentit ishin Enti Rregullator i Furnizimit me Ujë me 46 milionë lekë dhe Qendra Tregtare për Zhvillim 7 milionë lekë.

Fabrika e pijeve freskuese Coca –Cola , të cilën shteti është aksioner i minorancës derdhi divident 6 milionë lekë, Qendra e Regjistrimit të Aksioneve pagoi në buxhet  5 milionë euro, portet e Durrësit, Sarandës dhe Vlorës paguan gjithsej 8 milionë lekë.

Vitin e kaluar shumën më të madhe të dividentit e pagoi Zyra Qendrorë e Regjistrimit te Pasurisë Tirane me një vlerë 444 milionë lekë dhe Aparati i Ministrisë se Zhvillimit Ekonomik, Turizmit dhe Sipërmarrjes  pagoi 60 milionë lekë.

Gjithashtu Shtypshkronja e Letrave me Vlere pagoi 18 milionë lekë. Asnjë nga këto ende nuk ka paguar këtë vit divident.

Tatimi mbi dividentin u rrit  në 15 për qind në fillim të vitit 2016 nga 10 për qind që ishte më  parë.

Në terma ekonomike, dividendi është norma e fitimit të kapitalit aksioner të investuar në një shoqëri. Në kuptimin ligjor të një shoqërie termi përgjithësisht përdoret për të treguar shpërndarjen formale tek aksionerët te të ardhurave të mbajtura (zakonisht me vendim të aksionerëve).

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.