Ndërron jetë John Hurt
Ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare, aktori legjendar John Hurt.
John Hurt është një aktor anglez, karriera e të cilit u shtri në më shumë se 6 dekada.
Ai ka luajtur 206 role në karrierën e vet dhe është nominuar 2 herë për çmimin Oskar.
Ndër rolet më të spikatura përmenden:
Tom Kendle, në serialin “The last panthers”
Doktori, në serialin “Doctor Who”
Profesor Orit, në filmin “23 Degrees, 5 minutes”
Arturi, në filmin “Love at first sight”
Chuck Langer, në filmin “The Climb”
John Merrick, në filmin “The elephant man”
Raskolnikov, në serialin “Crime and punishment”, etj.
John Hurt vuante nga kanceri në pankreas, i cili i mori jetën sot, në moshën 77-vjeçare.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.