☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 87.51 ▼5.24%
ARI 4,555 ▲3.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,406 ▲ +0.28% ETH $2,184 ▲ +1.13% XRP $1.4191 ▼ -0.06% SOL $92.5200 ▲ +0.49%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.51 ▼5.24 % ARI 4,555 ▲3.47 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.51 ▼5.24 % ARI 4,555 ▲3.47 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Ndërtimi rilind. Rritet vlera, në tre muaj jepen 101 leje

Instituti i Statistikave raportoi se vlera e lejeve të ndërtimit që u dhanë në tremujorin e parë të këtij viti u rrit me gati 3 herë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas INSTAT, nga 3.9 miliardë lekë që ishte në tremujorin e parë të vitit të kaluar, vlera e lejeve të miratuara u ngjit në 11 miliardë lekë në janar-mars të këtij viti.

Të dhënat tregojnë se sektori i ndërtimeve private ka nisur të rigjallërohet pas goditjes nga kriza, por edhe moratoriumi. Vlera e projekteve të miratuara ka ardhur në rritje të ndjeshme, veçanërisht nga gjysma e dytë e vitit të kaluar.

Sipas INSTAT, vetëm për periudhën janar-mars të këtij viti, autoritetet kanë miratuar 101 leje të reja ndërtimi. Pjesa dërrmuese e tyre, rreth 75 për qind janë ndërtime rezidenciale për qëllime banimi, ndërsa 25 për qind janë ndërtesa tregtare për aktivitete biznesi.

Të dhënat tregojnë se gati gjysma e lejeve të miratuara i përket Tiranës, ndërsa në vendin e dytë renditet vlora me 15.6 për qind.

Ndërtimi ishte një nga sektorët më të goditur nga kriza ekonomike, jo vetëm për shkak të ngadalësimit të investimeve publike në infrastrukturë, por edhe rënies së ndjeshme të kërkesës në tregun e banesave.

Pesha e sektorit në ekonominë kombëtare gati u përgjysmua brenda pak viteve nga 15 për qind në vitin 2009, në rreth 8 për qind, por në dy vitet e fundit duket se ndërtimi ka nisur të rigjallërohet sërish, ndonëse me ritme të ngadalta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.