☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 92.25 ▼3.43%
ARI 4,995 ▼0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $74,033 ▼ -0.35% ETH $2,324 ▲ +0.47% XRP $1.5277 ▲ +0.18% SOL $94.0200 ▲ +0.09%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 92.25 ▼3.43 % ARI 4,995 ▼0.27 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 92.25 ▼3.43 % ARI 4,995 ▼0.27 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Ndërtohet ura në Petrelë, Veliaj: Zgjidhje për 1500 banorë të zonës

Nga sot, 1500 banorë të bllokuar në fshatin Qeha, të njësisë administrative Petrelë, do të qarkullojnë normalisht pas ndërhyrjes nga Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Mbrojtjes për ndërtimin e urës së prishur pas përmbytjeve të ditëve të fundit. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, dhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, inspektuan punën e bërë nga ushtria shqiptare, në bashkëpunim me bashkinë, për të riparuar dëmet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut.

“Më vjen mirë që për 1500 banorë të zonës, fillimi i vitit vjen me një zgjidhje të re për këtë situatë. Ura lidh 4 fshatra me pjesën tjetër të Tiranës nga marrin shërbimet, shkohet në shkollë dhe te mjeku. Besoj se nuk ka mënyrë më të mirë për të filluar këtë vit për 1500 familjet e këtyre fshatrave”, u shpreh Veliaj.

Ai falenderoi ministren e Mbrojtjes dhe ushtrinë shqiptare për kontributin e dhënë mbi përballimin e pasojave të përmbytjeve nga reshjet e mëdha të shiut.

“Bashkia e Tiranës, por edhe bashkitë e tjera, ndoshta të papërgatitura për përballimin e situatave të këtyre përmasave, në kushtet e një sjellje ekstreme të natyrës, gjetën mbështetje te ushtria shqiptare dhe u jam shumë mirënjohës kolegëve edhe miqve të ushtrisë”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se me shiun e parë të vitit patëm dëme në urën e Zall-Bastarit, si dhe në disa zona të malësisë së Tiranës, apo në Mullet dhe Petrelë.

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli garantoi shfrytëzimin e të gjitha burimeve të qeverisë për të përballuar emergjencat në vend.

“Forcat e Armatosura janë të parat që i përgjigjen kërkesës së emergjencës civile dhe do të vazhdojë të jetë kështu, sigurisht pasi të jenë shfrytëzuar të gjitha burimet e tjera civile që ka qeveria. Por, fakti që vetëm në Bashkinë e Tiranës janë ndërtuar 3 ura (Zall-Bastar, Qeha dhe Ferraj), tregon për punën e jashtëzakonshme të bërë natën dhe ditën në shërbim të qytetarëve”, u shpreh Kodheli.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.