☁️
Tiranë 14°C · Vranët 20 May 2026
S&P 500 7,433 ▲1.08%
DOW 50,009 ▲1.31%
NASDAQ 26,270 ▲1.54%
NAFTA 98.50 ▼5.42%
ARI 4,546 ▲0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $77,732 ▲ +0.96% ETH $2,136 ▲ +0.88% XRP $1.3703 ▲ +0.83% SOL $86.1100 ▲ +1.92%
S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 98.50 ▼5.42 % ARI 4,546 ▲0.77 % S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 98.50 ▼5.42 % ARI 4,546 ▲0.77 %
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
20 May 2026
Breaking
Ekonomia

Ndikimi i euros në rënien e eksporteve shqiptare

Në Shqipëri, rënia e nivelit të eksporteve në masën minus 8.6 përqind, për periudhën dhjetëmujore të këtij viti, ka ngritur shqetësimin e shoqatës së eksportuesve shqiptar (PEA), të cilët shprehen se shkaku kryesor është zhvlerësimi i shpejtë i monedhës euro kundrejt lekut shqiptar. Bizneset, që punojnë për eksport, po kalojn situatën më të vështirë të 20 viteve të fundit duke u bërë më pak konkurues në tregjet e huaja.

Kryetari i shoqatës së eksportuesve të Shqipërisë, Edvin Prençi, tregon se këtë vit rënia e nivelit të monedhës euro me rreth 16 përqind kundrejt lekut shqiptar, ka ndikuar drejtpërsëdrejti edhe në rënien e eksporteve. Ai shton se, që nga viti 2016 deri sot, euroja është zhvlerësuar në masën 35 përqind dhe kjo reflekton tek bizneset, që kontratat i kanë në monedhën europiane.

Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Statistikave, dhjetëmujori i këtij viti shënoi një rënie të eksporteve në masën minus 8.6 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rënien më të madhe e kanë grupmallrat tekstil dhe këpucë, prodhime druri dhe letre si dhe prodhime kimike e plastike.

“Besoj që kursi i këmbimit të euros është një problematikë ekonomike e të gjithë eksportuesve shqiptarë. Një luhatje kaq e frikshme dhe kaq drastike patjetër që ka sjellur ngërç dhe ka humbur konkurueshmërinë e të gjithë bizneseve eksportuese. Kemi një luhatje rreth 16-20 % të kursit të këmbimit dhe kjo çon në limitin e mbijetesës së shumë bizneseve. Por, nga ana tjetër ka ndikuar në rënien e porosive të ardhura nga vendet e tjera duke humbur konkurueshmërinë”.

Vetëm sektori fason, që punon me material porositës nga jashtë, ka rreth 75 mijë të punësuar dhe zë rreth 40 përqind të eksporteve shqiptare. Administratorja e kompanisë së prodhimit të këpucëve “FG WALK”, Anila Golemi, thotë se për shkak të zhvlerësimit të madh të euros kompanitë shqiptare, që punojnë me material porositësi, po bëhen gjithnjë e më pak të konkurueshëm në tregjet e huaja.

“Ne nuk mund të ruajmë një stabilitet financiar dhe operacione të vazhdueshme, nuk mund të shpërblejmë ose të rrisim pagesat e punonjësve dhe bëhemi më pak konkurues. Kjo lokalisht por patjetër edhe në tregun ndërkombëtar. Në sektorin e prodhimit të këpucëve kemi vënë re se shumë kompani, që kanë punu prej dekadash në Shqipëri, po spostohen drejt tregjeve më kompetitive”

Nëse rënia e eksporteve do të vazhdojë edhe gjatë vitit të ardhshëm, thotë zoti Prençi, kjo do të shoqërohet me efekte sociale si shkurtimi i vendeve të punës dhe mbyllja e bizneseve më pak konkurues.

“Përtej impaktit ekonomik, ajo më e frikshmja është se ne po shkojmë drejt impaktit social me njerëz që do të dalin nga sistemi i punës, gjë që është e vështirë për t’i integruar më pas në sektorë të tjerë”.

Përfaqësues të biznesit fason kanë mendime të ndryshme përsa i përket daljes nga situata e vështirë ku kanë rënë muajt e fundit. Kontratat e tyre me kompanitë e huaja janë në euro, ndërsa pagat e punëtorëve dhe shpenzimet e brendshme në monedhën vendase.

Pas më shumë se 30 vitesh nga krijimi i tyre, bizneset që punojnë me material porositësi për kompanitë më të njohura europiane tashmë po rrezikojnë të mbyllin ciklin e tyre, çka po i shtyn të kërkojnë rrugë të tjera për t’u berë konkurues në tregjet e huaja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.