☁️
Tiranë 12°C · Vranët 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 96.72 ▲3.44%
ARI 5,021 ▲0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,334 ▲ +1.06% ETH $2,330 ▲ +3.35% XRP $1.5325 ▲ +3.3% SOL $94.4700 ▲ +0.95%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 96.72 ▲3.44 % ARI 5,021 ▲0.37 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 96.72 ▲3.44 % ARI 5,021 ▲0.37 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ushqime këtë vit

Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ushqime këtë vit. Përllogaritjet janë bërë nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bazuar në pritshmëritë për 14 milionë turistë. Kjo shifër është 300 milionë euro më e lartë se vitin e shkuar, gjatë të cilit vendin e vizituan rreth 12.5 milionë të huaj.

Turistët kërkojnë prodhime shqiptare, por sa mundet bujqësia jonë të ushqejë turistët e huaj?

“Kapacitetet janë, por nuk janë mundësitë. Çfarë do të thotë kjo? Ne nuk jemi konkurrues. Në të gjitha shtetet e botës bujqësia subvencionohet, diku më shumë e diku më pak, por gjithmonë më shumë sesa në Shqipëri.”, tha për A2 Theodhor Kristuli, kryetar i Unionit Agroushqimor.

Turizmi vlerësohet si një shans i mirë për bujqësinë nga njohës të sektorit. Por me zhvillimet aktuale në bujqësi, veçanërisht në drejtim të financimit, më shumë se prodhimi vendas, të gjitha gjasat sinjalizojnë për një zgjerim të importeve.

“Duke parë edhe pjesën e turizmit që po rritet ndjeshëm, do të ishte një gjë e mirë për ne sikur të kthehej pak më shumë vëmendja te bujqësia. Do të ndihmonte ekonominë, fermerët, pra të gjithë ne.”, u shpreh Theodhor Kristuli.

Sikur të mos mjaftonte prodhimi i dobët vendas, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural iu është përgjigjur flukseve në rritje të turistëve duke e hequr sërish nga skema kultivimin e grurit.

Rritja e kërkesës për konsum nga të huajt, për shkak të prodhimit të dobët vendas, po ushtron presion mbi çmimet e produkteve. Kryesisht bulmeti, por edhe zarzavatet e prodhuara në vend u shtrenjtuan mesatarisht me rreth 5 për qind vetëm gjatë vitit të shkuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.