Ekonomia

Ndrydhja e shoqërive të sigurimit

Kompanitë e sigurimit janë “kushërinjtë e mërzitshëm” të sistemit bankar: iu mungon shkëlqimi, bonuset e larta dhe era e pranishme e rrezikut, shkruan The Economist. Kështu, testi europian i stresit për kompanitë e sigurimit, rezultatet e të cilit duhet të publikoheshin që më 15 dhjetor, kanë tërhequr shumë më pak vëmendje se testi i bankave në korrik. Megjithatë, sigurimet gjithashtu po përballen me kërcënim të rëndë nga kohëzgjatja e normave të ulëta të interesit.
Shoqëritë e Sigurimeve investojnë tepër në obligacione, kështu që normat e ulëta të interesit po ua vështirësojnë jetën. Herën e fundit, Autoriteti Europian i Siguracioneve dhe Pensioneve (EIOPA) përcollën një test të stresit për shoqëritë e sigurimit në 2014-n, ku një e katërta e pjesëmarrësve dhanë rezultat të dobët: ato nuk plotësonin kërkesën për kapital nën skenarin e normave të ulëta të interesit. Raporti i tyre rritej në 44% nën një skenar alternativ të tronditjes së çmimit të aksioneve. Rezultatet e reja nuk kanë gjasa që të jenë më mirë. Çdo vit me norma të ulëta interesi përkeqëson problemin. Obligacionet me kthim më të lartë maturohen dhe shoqëritë e sigurimit përfundojnë me obligacione të reja me normë interesi edhe më të ulët, apo edhe negative.
Shoqëritë e sigurimit janë të fokusuar te problemi. Një strategji është që të nënkontraktojnë më shumë menaxherë asetesh të jashtëm, të cilët janë shpesh më pak të kushtueshëm. Një tjetër strategji është blerja e llojeve të reja të aseteve. Sipas Robert Goodman i Goldman Sachs, shoqëritë e sigurimit duan të shpërndajnë një kthim më të lartë, por më shumë jolikuid, në klasa asetesh si infrastruktura, borxhi privat apo kapitali privat. Hyrja është e penguar jo vetëm nga oferta, por gjithashtu edhe prej kërkesave të autoriteteve për kapital. Kështu, shoqëritë europiane të sigurimit po shikojnë në investimet e autorizuara, si bonot amerikane (fitimet e së cilës shpesh janë shpenzuar në infrastrukturë).
Mungesa e kapitalit është një prej problemeve më të mprehta të Kompanive të Sigurimit të Jetës në Europën Veriore. Shumë prej tyre, në kohë të mira, shitën pensionet vjetore me kthime të garantuara prej 3-4%. Analistët presin qëShoqëritë e Sigurimit të Jetës do të jenë në gjendje që të realizojnë premtimet e tyre për pak kohë. Por, fitimet do të goditen keq. Kërkesat e rrepta të BE-së, të njohura si Aftësia Paguese 2, prezantuar këtë vit, kanë ndihmuar. Por interpretimi i rregullave dhe politikave varion. Shoqëritë e sigurimit janë të rregulluara në nivel kombëtar, edhe pse ato janë një biznes që veprojnë po ashtu si bankat në shumë vende, 30 shoqëritë më të mëdha gjenerojnë 31% të të ardhurave nga pjesa tjetër e vendeve të BE-së dhe vetëm 41% në vend (krahasuar me raportin 23% me 54% të 30 bankave).
Dirk Schoenmaker i Bruegel, grup ekspertësh, propozon që t’i jepen EIOPA-s fuqi më të mëdha mbikëqyrëse mbi kompanitë e mëdha si pjesë e unionit të shoqërive të sigurimit, analoge me unionin e bankave të BE-së. Por, centralizimi i mëtejshëm i legjislacionit mund të jetë një marrëveshje e vështirë për BE-në e ditëve të sotme.
Shpresa më e mirë për shoqëritë europiane të sigurimit është përmirësimi i perspektivës makroekonomike. Dollari dhe kthimi nga eurobondi janë rritur pak në javët e fundit. Por, Banka Qendrore Europiane, duke zgjeruar programin e lehtësimit sasior deri në fundin e 2017-s, e ka vendosur rritjen e normës së interesave larg në të ardhmen. Shoqëritë europiane të sigurimit kanë ende një rrugë të gjatë dhe të vështirë përpara.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button