Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 71.52 ▲0.27%
ARI 4,910 ▲2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,743 ▲ +0.49% ETH $2,047 ▲ +0.3% XRP $1.3164 ▲ +2.22% SOL $79.7900 ▲ +2.24%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Kronika

Ndryshimet në ligjin ‘për territorin’, Gjermeni:Reformon AKPT-te

Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni deklaroi të enjten gjatë seancës plenare të Kuvendit se ndryshimet në ligjin “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” synojnë rregullime në ligjin ekzistues.Këto rregullime tha ajo, vijnë kryesisht për shkak të reformës së ndërmarrë nga Ministria e Zhvillimit Urban për ndarjen e funksioneve dhe reformimin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT). “Qëllimi është realizimi dhe finalizimi i procesit të ristrukturimit të Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit. Kjo synohet përmes ndarjes dhe kalimit të funksioneve të sekretariatit të Këshillit Kombëtar të Territorit (funksione që aktualisht i ka AKPT-ja) dhe procesit të kontrollit të përputhshmërisë në një strukturë të re të tipit “Customer Care””, deklaroi Gjermeni.

Me këto ndryshime ligjore të propozuara, tha ndër të tjera ministrja, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit do të ketë të njëjtat kompetenca planifikuese dhe bashkërenduese, të
parashikuara në ligjin e vitit 2014. “Funksionet e sekretarisë teknike të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe kontrolli i përputhshmërisë së lejeve do të bëhen nga një strukturë tjetër, e cila do të krijohet, do të organizohet dhe do të funksionojë në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave, i cili ngarkohet për ngritjen e kësaj strukture. Pra, është propozuar një shkëputje e funksioneve planifikuese të Agjencisë
Kombëtare të Planifikimit të Territorit me funksionet teknike, kontrolluese e monitoruese të zhvillimit të territorit, si sekretari teknike e KKT-së. Me këto ndryshime ligjore synohet fuqizimi i strukturës së AKPT-së, në kuadrin e përqendrimit dhe forcimit të procesit të planifikimit të territorit, si proces mjaft i rëndësishëm në fushën e zhvillimit urban”, deklaroi Gjermeni.

Një aspekt tjetër që paraqitet me këtë projektligj, sipas saj, është dhe përcaktimi i një koncepti dhe përkufizimi të rëndësishëm në procedurën e planifikimit e të zhvillimit të territorit, siç është ai i “hapësirave publike”.

Ministrja sqaroi se këto ndryshime janë në linjë me të gjitha nismat e ndërmarra nga qeveria, në kuadër të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së administratës publike ndaj qytetarëve.

 Diskutohet “strategjia ushtarake 2015″ 

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli Foto ATSH (ARKIV)Kuvendi me herët diskutoi Strategjinë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë, e cila sjell ndryshime të thella në konceptin strategjik të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit, në një kontekst të ri.
Strategjia Ushtarake 2015 është vijim i dokumentit analog të vitit 2007, i cili përmbushi me sukses objektivin strategjik të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, duke mbrojtur projektin, tha se kjo strategji sjell një emërues të përbashkët pritshmëritë e mjedisit dinamik të sigurisë me objektivat dhe rolin e Forcave të Armatosura Shqiptare, në këtë mjedis, si dhe burimet në dispozicion të mbrojtjes në periudhën afatmesme dhe afatgjatë.
“Themeli i forcës së ardhshme, të orientuar nga kjo strategji, është cilësia e kapaciteteve që ajo ofron dhe jo thjeshtë sasia e numrave të saj. Kjo përqasje e kompensimit të sasisë me cilësinë synon zhvillimin e një force të vogël profesioniste, të mirëtrajnuar, moderne, të motivuar dhe sipas standardeve të Aleancës”, u shpreh ministrja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.