☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,416 ▲ +0.52% ETH $2,299 ▲ +2.27% XRP $1.3631 ▲ +0.33% SOL $85.3000 ▲ +0.26%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Parlamentare

Ndryshimi i rregullores, opozita kohë të barabartë me maxhorancën

Ndryshimi i rregullores së Kuvendit i propozuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike parashikon që fjala e përfaqësuesve të opozitën në parlament të jetë e barabartë me çdo përfaqësues të mazhorancës.

Ne nje nga mbledhjet e Kuvendit të Shqipërisë
Ne nje nga mbledhjet e Kuvendit të Shqipërisë

Amendimi i rregullores, shqyrtimi i së cilës u përfshi të enjten në axhendën e Kuvendit, përcakton dhe të drejtën e replikës së opozitës me çdo ministër apo me vetë Kryeministrin. Propozimi i PD-së për ndryshim të nenit 47 të rregullores parashikon që “kur e merr fjalën kryeministri, ka të drejtë të bëjë komente menjëherë pas tij edhe kryetari i grupit parlamentar më të madh të opozitës, ose një përfaqësues i caktuar prej tij, për të njëjtën kohë sa ajo e kryeministrit”.
Përfshirja e kërkesës së PD-së në punimet e Kuvendit, gjatë seancës së fundit plenare, është një përpjekje nga ana e mazhorancës për të rikthyer opozitën në parlament, i bojkotuar prej saj që nga muaji korrik.
Në seancën e 9 tetorit, Kuvendi përfshiu në kalendarin trejavor të punimeve, edhe kërkesën e demokratëve për rishikim të rregullores së Kuvendit. Kjo kërkesë, ne seancen e fundit plenare, me propozim të kryetarit të grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, u përfshi në axhendën e parlamentit për t’u shqyrtuar gjatë ditëve në vazhdim.
Bashkë me këtë kërkesë të opozitës, mazhoranca vendosi të zbatojë dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese lidhur me ngritjen e dy komisioneve hetimore të kërkuara nga Partia Demokratike, ai ‘për hetimin e lëvizjes së punonjësve në administratën publike’, pas ardhjes në pushtet të së majtës, si dhe hetimin e fshirjes së të dhënave nga serveri i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.