Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 95.22 ▲0.78%
ARI 4,473 ▲1.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $68,386 ▼ -2.09% ETH $2,058 ▼ -2.77% XRP $1.3548 ▼ -2.03% SOL $85.9500 ▼ -3.08%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 95.22 ▲0.78 % ARI 4,473 ▲1.44 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 95.22 ▲0.78 % ARI 4,473 ▲1.44 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Ndryshon ligji për noterinë, ja filtrat që do të duhet të kalojnë

Profesioni i noterit do të funksionojë mbi bazën e disa rregullave të reja.

Projektligji që tashmë është gati parashikon edhe ndryshimin e numrit që do të ketë në bazë të popullsisë, duke iu përafruar standardit europian.

Numri i tyre do të jetë në bazë të raportit 1: 10,000 banorë i ngjashëm ky me atë në Itali (1:7,000, Belgjike 1:9,000,Kosove 1:15,000).

Densiteti i noterëve është më i lartë në qytet kryesore. Vetëm në Tiranë afërsisht 172 noterë, nga 460 që janë sot në rang vendi.

Një nga  problemet që ka ndikuar në ushtrimin e profesionit të noterit në lidhje edhe me ofrimin e shërbimit ndaj qytetarëve ka qenë se noterët nuk kanë pasur  informacion në sistem kur një pasuri e paluajtshme (me kontratë sipërmarrjeje) kontraktohet më shumë se një herë në noterë të ndryshëm.

Kjo jo në pak raste, ka krijuar pasiguri në radhët e qytetarëve. Gjatë praktikës ka dalë në pah edhe problemi në lidhje me pagimin e detyrimeve tatimore kundrejt shtetit për transaksionet e pasurive të paluajtshme për arsye të moskontrollit nga noteri në këtë drejtim.

Projektligji parashikon modernizimin dhe fuqizimin e strukturave disiplinore dhe transparencës duke parashikuar rregulla të qarta dhe të forta disipline, qartësimin e përkufizimit të rasteve të pezullimit dhe heqjes se licencës.

E gjithë kjo do të kërkojë përmirësimin e përgatitjes së kandidateve për profesionin e noterit me kurrikula që do të hartohen Fakultetet e Drejtësisë.

Projektligji i ri parashikon edhe krijimin e një Qendre Kombëtare për Trajnimin e Noterëve. Periudha e trajnimit fillestar do të jetë një vit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.