Kronika

Ndryshon pozicionin e punës, punonjësi kanos drejtorin

Policia e Pogradecit ka nisur hetimet për një punonjës të ndërmarrjes së ujësjellësit pasi ka kanosur me fjalë drejtorin e sapoemëruar të këtij institucioni.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se Meard Berberi, 30 vjeç, ka kanosur drejtorin e sapoemëruar, Marsel Isallari, 28 vjeç. Shkak për këtë mendohet se ka qënë ndryshimi i pozicionit të punës për Berberin. Ndaj 30-vjeçarit ka nisur hetimet në gjendje të lirë për kanosje për shkak të detyrës.

Por ngjarja është interpretuar edhe politikisht nga palët. Disa ditë më parë, kryebashkiaku i Pogradecit është akuzuar se ka vënë në krye të këtij institucioni nipin e tij, Isallarin. Këtë të shtunë Eduard Kapri ka reaguar ndaj incidentit të shënuar mes Berberit dhe drejtorit.

“Persona me prededentë penale si Meardi Berberi ( i njohur si Koro) i cili ishte me detyrën e përfaqësimit juridik i ndërmarrjes, ushtroi presion duke demonstruar edhe armë zjarri ndaj drejtorit të ndërmarrjes. Në lidhje me këtë kanosje, nga ana e administratorit u bë kallëzimi penal në Polici. U bëj thirrje organeve përkatëse të veprojnë në lidhje me këtë ngjarje ku do të informohet edhe Presidenti i Republikës, Kryeprokuori dhe ambasadat e huaja”, ka deklaruar z. Kapri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button